Gjorgjievski mori drejtimin e Shkupit, njoftoi se prej sonte fillon një aksion i madh për pastrimin e qytetit
- Kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot e mori certifikatën dhe njoftoi se prej sonte do të fillojë një aksion i madh për pastrimin e qytetit, siç premtoi në fushatën zgjedhore.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot e mori certifikatën dhe njoftoi se prej sonte do të fillojë një aksion i madh për pastrimin e qytetit, siç premtoi në fushatën zgjedhore.
"Zyrtarisht - duke filluar nga sot, Shkupi po shkruan një faqe të re në historinë e tij. Certifikata e sotme është një simbol i besimit që qytetarët e Shkupit më kanë dhënë. Por në të njëjtën kohë, është edhe një detyrim i madh për të punuar me përgjegjësi, përkushtim dhe forcë, me një vizion të qartë, rezultate konkrete dhe shumë vepra. Jam mirënjohës për çdo mbështetje, për çdo banor të Shkupit që njohu sinqeritetin, përkushtimin dhe veprat pas fjalëve.
"Do të jem kryetar për të gjithë, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare, partiake apo ndonjë përkatësie tjetër. Për mua, nuk ekzistojnë ndarje - parimi im udhëheqës është sigurimi i një të ardhmeje më të mirë dhe një jete dinjitoze për të gjithë. Dhe këtu nuk do ta kursej veten. E keni fjalën time! Shkupin, të respektuar, po e ndryshojmë nga themelet! Duke filluar nga sonte, në orën 8:30 të mbrëmjes, po fillojmë me aksionin e parë të madh, dhe ai është pastrimi i Shkupit brenda 72 orësh, pikërisht siç premtova. Dhe nesër, fillojmë me riorganizimin e plotë të ndërmarrjeve publike dhe normalizim të situatës në to, në mënyrë që qyteti më në fund të funksionojë ashtu siç e meritojnë banorët e Shkupit", njoftoi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai njofton se Shkupi do të marrë projekte të reja, disa prej të cilave do të fillojnë në ditët në vijim - investime në infrastrukturë, arsim, sport, mjedis, por po e kthejmë edhe transparencën.
"Shkupi më në fund do të jetë një qytet i hapur. Është koha!, thotë kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski. sa/
Foto: Gjorgjievski FB