• петок, 05 декември 2025

Gjorgjievski: Mbi 300 milionë është borxhi i përgjithshëm i NP, deri më sot janë larguar nga puna mbi 500 persona që nuk kanë ardhur në punë

Gjorgjievski: Mbi 300 milionë është borxhi i përgjithshëm i NP, deri më sot janë larguar nga puna mbi 500 persona që nuk kanë ardhur në punë

 Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Mbi 300 milionë euro është, sipas llogaritjeve tona, borxhi i përgjithshëm i ndërmarrjeve publike në Shkup, dhe jo siç prisja rreth 200 milionë. Do të duhet angazhim më serioz, por është një sfidë dhe motivim shtesë në qëllimin për të ndërtuar një metropol me të cilin të gjithë do të krenohemi në një kohë të shkurtër, deklaroi kryetari i i Shkupit Orce Gjorgjievski.

 Në një intervistë për TV Sitel sonte ai tha se gjendja nuk e frikëson. Siç tha, "do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por kam një ekip të shkëlqyer dhe pres mbështetje të fortë nga Qeveria dhe me organizim dhe në mënyrë ekonomike do ta kapërcejmë gjendjen".

Paralajmëroi  se të gjitha ndërmarrjet publike do të pësojnë ndryshime në ekipin menaxhues dhe së shpejti do të bëhen të ditur zgjidhjet kadrovike për Qytetin e Shkupit, për NP-të, institucionet kulturore dhe shkollat ​​e mesme.

"Është e natyrshme dhe logjike që secili person të sjellë me vete njerëz me të cilët dëshiron të punojë. Ndryshimet kadrovike do të bëhen të ditur në ditët në vijim", tha Gjorgjievski. 

Bëri të ditur se nga 370, sot është pothuajs 500 numri i atyre që janë pushuar nga puna për shkak të mosardhjes në punë.

"Kjo do të thotë pesë milionë euro në nivel vjetor, këto janë para serioze me të cilat  deri më tani do ta kishim pasur Lunaparkun. Kjo dihej në të kaluarën, por duket se nuk kishte guxim për të ndërmarrë hapa. Nuk do të toleroj askënd për këtë, e njëjta ishte edhe në komunën që drejtoja", tha Gjorgjievski në  emisionin në TV Sitel.

 Siç tha, po shqyrton me ekipet ligjore mundësinë jo vetëm që janë larguar nga puna por edhe mjetet të kthehen dhe të ketë përgjegjësi nga drejtuesit e sektorëve dhe nga drejtorët që e lejuan këtë.

Raste më të shumta të tilla ishin në NP Parqe dhe Gjelbërim dhe në NP Higjiena Komunale, por, tha, edhe në Drislla dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe në të gjitha NP-të e tjera kishte lloje të tilla ngjarjesh dhe profile të ndryshme të punëtorëve. Siç tha, nuk është punuar vetëm  për tre ditë, por disa muaj dhe madje vite që njerëzit ishin në listën e pagave pa ardhur në punë. 

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан