• петок, 05 декември 2025

Gjorgjievski dhe Kostovski njoftuan ndërtimin e mega parkut në Butel

Gjorgjievski dhe Kostovski njoftuan ndërtimin e mega parkut në Butel

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, këtë pasdite e shënuan fillimin e ndërtimit të mega parkut në Butel që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 metër katror. 

Siç informon kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski, me këtë në fakt fillon realizimi i projekteve të para të premtuara në programin e tij. 

"Hapësira e braktisur përgjatë bulevardit "Hristijan Todorovski - Karposh" do të shndërrohet në një hapësirë ​​të gjelbër moderne dhe funksionale - mega park me zona të gjelbra të pasura, shesh, kënde për fëmijë, shtigje për këmbësorë dhe zona fitnesi, me përmbajtje të destinuar për të gjitha moshat, që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 8.000 metra katror", sqaroi Gjorgjievski. 

Ai tha se parqet janë oaza të vërteta të gjelbra që kontribuojnë në një jetë më të shëndetshme dhe një mjedis më të pastër.

"Ata e përmirësojnë cilësinë e ajrit, e ulin efektin e nxehtësisë urbane, krijojnë vende për pushim, rekreacion dhe socializim dhe nxisin bashkimin mes qytetarëve. Investimi në hapësira të gjelbra është investim në shëndetin dhe të ardhmen e qytetit. Ky është një nga katër mega parqet e premtuara në programin tim. Për më tepër, parashikojmë ndërtimin e rreth 50 parqeve të vogla në të gjitha komunat, në mënyrë që çdo pjesë e Shkupit të ketë këndin e vet të gjelbër", shtoi Gjorgjievski.  

Ai gjithashtu tha se në Butel pritet një valë e vërtetë infrastrukturore.

Kostovski tha se investimi në hapësira të gjelbra është investim në shëndetin dhe të ardhmen e qytetit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Gjorgjievski tha se rreth disa parregullësive në të kaluarën, ka pasur takime me Policin Financiare dhe gjithçka u vu në dispozicion të shërbimeve. Ai përsëriti se është e nevojshme puna e amvisërive. Kryetari i Komunës iu referua sërish personave që për një kohë të gjatë nuk kanë punuar, nëdrsa kanë marrë pagë nga Qyteti i Shkupit. Ai tha se nuk do të tolerojë që dikush të mungojë në vendin e punës dhe të marrë rrogë.

Ai shtoi se ka të dhëna serioze për keqpërdorime serioze.

"Unë nuk jam organ hetues, as nuk jam polici financiare, do t'i lë shërbimet të bëjnë punën e tyre", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve. 

Fokusi i tij në periudhën e ardhshme, siç tregoi, është rregullimi i situatave që lidhen me kaosin. qa/

Foto: MIA, "Fejsbuk" - faqja e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski

Остани поврзан