Gjithsej 530 nxënës janë evakuar nga një shkollë fillore në Francë, ndërsa katër prej tyre janë hospitalizuar për shkak të derdhjes së gazit
- Katër nxënës janë hospitalizuar, ndërsa 530 janë evakuar pasi në një shkollë fillore në Francë sot ka ndodhur derdhja e gazit, njoftuan mediat lokale.
Paris, 17 nëntor 2025 (MIA) - Katër nxënës janë hospitalizuar, ndërsa 530 janë evakuar pasi në një shkollë fillore në Francë sot ka ndodhur derdhja e gazit, njoftuan mediat lokale.
Ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar në shkollën "Andre Malro" në vendin La Farled, në departamentin Var, pasi në objekt është ndjerë erë e gazit.
Janë evakuar 530 nxënës nga klasat më të larta në shkollën fillore dhe anëtarë të personelit arsimor, ndërsa katër nxënës janë dërguar në spital në vëzhgim. bsh/
Foto: MIA arkiv