• петок, 05 декември 2025

Gjithsej 530 nxënës janë evakuar nga një shkollë fillore në Francë, ndërsa katër prej tyre janë hospitalizuar për shkak të derdhjes së gazit

Gjithsej 530 nxënës janë evakuar nga një shkollë fillore në Francë, ndërsa katër prej tyre janë hospitalizuar për shkak të derdhjes së gazit

Paris, 17 nëntor 2025 (MIA) - Katër nxënës janë hospitalizuar, ndërsa 530 janë evakuar pasi në një shkollë fillore në Francë sot ka ndodhur derdhja e gazit, njoftuan mediat lokale.

Ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar në shkollën "Andre Malro" në vendin La Farled, në departamentin Var, pasi në objekt është ndjerë erë e gazit.

Janë evakuar 530 nxënës nga klasat më të larta në shkollën fillore dhe anëtarë të personelit arsimor, ndërsa katër nxënës janë dërguar në spital në vëzhgim. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан