• петок, 05 декември 2025

Gjeorgjievski: Qyteti i Shkupit edhe këtë vit qëndron krah për krah me vullnetarët si mbështetës dhe aleat

Gjeorgjievski: Qyteti i Shkupit edhe këtë vit qëndron krah për krah me vullnetarët si mbështetës dhe aleat

Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Edhe këtë vit, Qyteti i Shkupit qëndron krah për krah me vullnetarët si mbështetës, aleat dhe pjesëmarrës aktiv në krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme, më humane dhe më solidare, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në deklaratë për media. 

Gjorgievski iu bashkua aktiviteteve me rastin e 5 dhjetorit - Ditës Botërore të Vullnetarizmit, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski.

Siç informuan nga kabineti i tij, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, ata marrin pjesë në një sërë aktivitetesh humanitare dhe sociale që synojnë mbështetjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. 

Nga Qyteti i Shkupit përmes kumtesës theksuan se kjo ditë është një kujtesë e fortë për rëndësinë e vullnetarizmit dhe mbështetjen institucionale që meriton ky mision fisnik.

"Më 5 dhjetor, e gjithë bota nderon vullnetarët, të gjithë ata që interes e dhurojnë kohën e tyre, energjinë dhe mirësinë e tyre për të përforcuar komunitetet tona. Kjo ditë është një kujtesë e fortë për rëndësinë e vullnetarizmit, por edhe një thirrje për institucionet dhe qytetarët për të mbështetur organizatat dhe misionin e tyre humanitar", deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit. 

Ai tha se përmes aktiviteteve për të mbështetur personat e moshuar dhe të pafuqishëm, ndihmës për kategoritë e rrezikuara si të pastrehët dhe personat me aftësi të veçanta, si dhe përmes pjesëmarrjes në nisma humanitare, ata përçojnë një mesazh se vullnetarizmi është një nder dhe privilegj. ls/

Foto: Qyteti i Shkupit 

 

 

Остани поврзан