• петок, 05 декември 2025

Gjenerali Lafçiski për vizitë treditore të kontingjenteve të Armatës në Rumani dhe Bullgari

Gjenerali Lafçiski për vizitë treditore të kontingjenteve të Armatës në Rumani dhe Bullgari

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot ka filluar vizitën e tij treditore të punës së kontingjentëve të Armatës të dislokuara në Rumani dhe Republikën e Bullgarisë. 

Në kuadër të agjendës, Lafçiski do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës të cilët janë pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në dy vende, të angazhuar në aktivitet "Forward Land Forces - FLF". Gjatë qëndrimit në Rumani, ai do të takohet me komandantin e Korpusit Shumëkombësh Juglindor, gjeneral-majorin Hristian Daniel Dan, ndërsa me ftesë të kryeshefit të Shtatëmadhorisë së Forcave të Armatosura të Rumanisë, gjeneral Gjeorgjita Vlad, do të marrë pjesë në Ditën për të ftuar të lartë të ushtrimeve "Dacian Fall 2025" në poligonin në Çinku, Brashov. 

Në Bullgari, gjenerali Lafçiski do të realizojë takime me komandantin e Forcave të bashkuara të Republikës së Bullgarisë, gjeneral-majorin, Stanimir Hristov, si dhe me komandantin e Grupit shumëkombësh të betejës, kolonel Matia Shiroko. 

Armata e Maqedonisë kontribuon në këto aktivitete që nga fundi i vitit 2022 me dy përbërje të saj, të cilat së bashku me forcat aleate janë pjesë e sistemit kolektiv për përgjigje dhe mbrojtje. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан