• среда, 15 април 2026

Gjenerali i pensionuar Mohamed Bager Zolghadr u emërua sekretar i ri i Këshillit të fuqishëm iranian për siguri nacionale

Gjenerali i pensionuar Mohamed Bager Zolghadr u emërua sekretar i ri i Këshillit të fuqishëm iranian për siguri nacionale

Teheran, 24 mars 2026 (MIA) - Mediumet iraniane sot kumtuan se komandanti i pensionuar i Gardës revolucionare iraniane, Mohamed Bager Zolghadr është emëruar sekretar i përgjithshëm i Këshillit suprem për siguri nacionale pas vrasjes javën e kaluar të shefit të deritanishëm, Ali larixhani në një sulm izraelit, transmetoi DPA.

Njëherit, konfirmuar me dekret presidencial dhe nga funksionarë të lartë, u publikua nga agjencitë iraniane të lajmeve, duke iu referuar një kumtimi në X nga Mehdi tabatabai, zëvendës shef i sektorit për komunikim në Kabinetin e presidentit.

Në opinion dihet shumë pak për këtë gjeneral të pensionuar. Nga të dhlnat e pakta për të ceket se ka lindir nga mesi i viteve 1950, se është veteran nga Lufta iraniano-irakiane (1980-1988) dhe se karrierën e vet ushtarake e kaloi në Korpusin e fuqishëm të Gardës revolucionare islamike, transmeton agjencia gjermane.

Kohë më parë pati funksion në Këshillin për pajtim, trup arbitrar i cili ndërmjetëson në kontestet në sistemin politik të Iranit.

Gazeta ditore iraniane "Sharg" kumtoi se Zolghadr paraprakisht e ka udhëhequr fushatën e Frontit konservator popullor të forcave të revolucionit islamik, kundërshtar kryesor u kampit reformues të Iranit.

Këshilli për siguri nacionale është trupi më i lartë i Iranit për vendime strategjike, i cili e këshillon liderin suprem për çështje të sigurisë nacionale dhe mbrojtje të Revolucionit islamik.

Kryetar është presidenti i vendit, ndërsa në të bëjnë pjesë rreth dhjetë ministra dhe funksionarë ushtarakë. Sekretari i përgjithshëm vepron si i dërguar i liderit suprem, sqaron DPA.

Vendimet e Këshillit, përfshirë edhe për programin bërthamor iranian, bëhen përfundimtare pasi që të miratohen nga lideri suprem, duke e anashkaluar parlamentin. ab/

Foto:X

Остани поврзан