• четврток, 25 декември 2025

Gjatë fundjavës vranësira me shi, nga e diela borë në male dhe rënie të temperaturave

Gjatë fundjavës vranësira me shi, nga e diela borë në male dhe rënie të temperaturave

Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të bollshme, me kushte për bubullima dhe erëra të forta. Gjatë gjithë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor", kumtoi DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë në malet më të larta, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore.

Të hënën dhe të martën temperaturat e menëgjesit do të bien ndjeshëm. Priten reshje të reja lokale drejt mesit të javës së ardhshme. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан