Gjatë fundjavës mot stabil dhe i thatë, borë pritet javën e ardhshme
- Vazhdon periudha e motit stabil dhe i thatë, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në kufijtë mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale, kryesisht borë, njoftuan sot nga DPHM-ja.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Vazhdon periudha e motit stabil dhe i thatë, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në kufijtë mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale, kryesisht borë, njoftuan sot nga DPHM-ja.
Nesër në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Temperatura më e ulët gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë minus gjashtë gradë Celsius. Sipas paralajmërimit, 11 gradë Celsius është paraparë të arrijë temperatura maksimale në Gjevgjeli.
Në Shkup gjatë ditës së nesërme parashikohet temperatura të arrijë maksimum tetë gradë Celsius. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s/DPHM