• сабота, 22 февруари 2025

Gill: BE-ja beson në tregtinë e lirë dhe është e gatshme për dialog konstruktiv me SHBA-në

Gill: BE-ja beson në tregtinë e lirë dhe është e gatshme për dialog konstruktiv me SHBA-në

Bruksel, 10 shkurt 2025 (MIA) – Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në dialog konstruktiv me SHBA-në dhe të gjithë partnerët tanë të tjerë tregtar dhe gjithnjë do të jemi të gatshëm të diskutojmë që të gjejmë zgjidhje korrekte dhe reciproke me të cilët do të respektohet partneritetet tona dhe parimet e tregtisë së lirë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe dogana, Ollaf Gill lidhur me paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp se do të vendosë dogana prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit në SHBA. 

“Tani është koha për bashkëpunim, jo ​​për konfrontim... Ne jemi kundër barrierave të pajustifikuara për tregtinë e lirë dhe të ndershme dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj kushteve të barabarta. Ne do të marrim gjithmonë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat tona ekonomike, si dhe bizneset, punëtorët dhe konsumatorët evropianë, nga masat e pajustifikuara tarifore. Ne mbështesim marrëdhëniet tregtare të dobishme reciproke, të bazuara në transparencë, drejtësi dhe ndarje të rritjes ekonomike”, shtoi Gill.

Ai theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja janë aleatë shumëvjeçarë dhe kanë ndërtuar partneritet të fuqishëm ekonomik, i bazuar në besim të përbashkët dhe çështjet doganore.  

Sipas tij, BE-ja është një nga ekonomitë më të hapura në botë, me dogana shumë të ulëta mesatare të mallrave të importuara, me çka për 70 për qind të produkteve që importohen në Union janë me “zero dogana”. 

Lidhur me deklaratën e Trampit se SHBA-ja ka deficit “350 miliardë dollarë” në tregtinë me BE-në, Gill theksoi se sipas të dhënave statistikore të bllokut në vitin 2023, SHBA-ja ka eksportuar mallra në BE në vlerë prej 346,5 miliardë euro, përderisa kanë importuar për 502,3 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën kohë kanë eksportuar shërbime të vlefshme 396,4 miliardë euro, ndërsa kanë importuar shërbime për 292,4 miliardë euro.

“Në këtë kuptim, siç mund të shihni, ekonomitë tona mjaft mirë plotësohen”, tha Gill. 

Ai shtoi se ende nuk janë vendosur tarifa, por flitet vetëm për njoftime për vendosjen e tyre, ndaj në këtë fazë nuk do të hyjë në asnjë detaj se çfarë mund të ndodhë ose jo, duke vënë në dukje deklaratën e sotme zyrtare të Komisionit Evropian për “futjen e mundshme të tarifave për çelikun dhe aluminin nga BE nga SHBA-ja”.

KE në deklaratën e sotme njoftoi se BE-ja “në këtë fazë nuk ka marrë kurrfarë njoftimi zyrtar” nga SHBA-ja për vendosjen e doganave shtesë. 

"Ne nuk do t'i përgjigjemi njoftimeve të përhapura pa detaje ose sqarime me shkrim," thuhet në kumtesën e sotme të Komisioni Evropian pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Tramp se do të vendoste tarifa 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

Komisioni Evropian bën të ditur se Bashkimi Evropian nuk sheh arsyetim për vendosje të doganave për eksportin e saj dhe se do të reagojnë që t’i mbrojë interesat e bizneseve evropiane, punëtorëve dhe konsumatorëve për “masa të paarsyetuara”. 

“Në përgjithësi: Futja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht kundërproduktive, veçanërisht duke pasur parasysh zinxhirët e integruar të prodhimit që BE dhe SHBA kanë krijuar përmes tregtisë dhe investimeve transatlantike”, shtohet në reagim.

Komisioni thekson më tej në deklaratën se “tarifat janë në thelb taksa” dhe se duke i futur ato, SHBA-ja do të taksonte qytetarët e vet, do të rriste shpenzimet për biznes dhe do të nxiste inflacionin.

“Krahas kësaj, doganat e rritin pasigurinë ekonomike dhe e dëmtojnë efikasitetin dhe integrimin në tregjet globale”, shtohet në kumtesën e Komisionit Evropian. 

Trampi paralajmëroi se sot do të vendosë dogana prej 25 për qind për gjithë importin e çelikut dhe aluminit në SHBA, si dhe “nesër ose të mërkurën” do të publikojë vendosjen e doganimit reciprok, që do të hyjë në fuqi “gati menjëherë”, në rast se ndonjë vend do të vendos dogana për mallrat amerikanë. fc/

Fotografia: Skrinshot

 

Остани поврзан