• петок, 05 декември 2025

Gazetari italian pushohet nga puna për shkak të pyetjes në lidhje me Rripin e Gazës në një brifing të KE-së

Gazetari italian pushohet nga puna për shkak të pyetjes në lidhje me Rripin e Gazës në një  brifing të KE-së

 Bruksel, 5 nëntor 2025 (MIA) - Gazetari italian Gabriele Nunciati është pushuar nga puna nga agjencia e lajmeve Nova pasi në brifing të Komisionit Evropian  bëri një pyetje  nëse Izraeli do ta paguajë rindërtimin e Rripit të Gazës.

 Ai me oyetjen bëri një paralele me kërkesat e Bashkimit Evropian,  që Rusia ta financojë rindërtimin e Ukrainës.

 Nunciati theksoi se pas brifingut ka pasur "biseda të tensionuara" me eprorët e tij, ndërsa më 27 tetor është njoftuar për ndërprerjen e kontratës.

 Agencia Nova bëri të ditur se Nunciati me pyetjen ka krijuar një ekuacion të rremë dhe ka tregur një "mungesë të të kuptuarit të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare".

 Italia renditet e 49-ta në botë për lirinë e shtypit sipas Reporterëve pa Kufij dhe renditet më e keqja në Evropën Perëndimore.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан