Gashi takon ambasadoren kineze Siaojan: Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, me mbështetje të konceptit "një Kinë"
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takimin e parë me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Siaojan.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takimin e parë me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Siaojan.
Gashi u shpreh i bindur se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, me respekt të madh për traditën, historinë, pavarësinë dhe sovranitetin me mbështetjen e konceptit "një Kinë".
"Të dy vendet kanë histori të gjatë bashkëpunimi që nga pavarësia jonë, tre dekada respekt dhe komunikim të duhur. Kina, si fuqia e dytë ekonomike në botë është partneri më i madh tregtar i vendit tonë jashtë Evropës. Kuvendi tradicionalisht formon Grup parlamentar për bashkëpunim me Kinën i cili është lidhje midis Parlamenteve të të dy vendeve", ka thënë Gashi në takim.

Në takim është thënë se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha fushat, si ekonomia, infrastruktura, biznesi, arsimi, kultura, sporti, ndërsa në drejtim të thellimit të tij në dobi të qytetarëve, janë edhe përpjekjet dhe iniciativat e ambasadores Siaojan.
Ambasadorja kineze ia përcolli ftesën Gashit për ta vizituar Kinën nga ana e presidentit të Kongresit kinez gjithëpopullor e cila u pranua dhe u vlerësua si përfitim i madh në forcimin e marrëdhënieve parlamentare.
Foto: Kuvend