• четврток, 25 декември 2025

Gashi priti delegacionin e udhëhequr nga kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA)

Gashi priti delegacionin e udhëhequr nga kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA)

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera, ndërsa u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit institucional.

Gashi ka shprehur mirënjohje të lartë për veprimtarinë 20-vjeçare të TIKA-s në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës janë realizuar mbi 1.300 projekte në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

Gjatë takimit u vu theks i veçantë në miqësinë e fuqishme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë i cili bashkëpunim, siç theksohet ka vënë dinamikë të re me vizita të ndërsjella në nivele të ndryshme institucionale.

Kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren e informoi kryeparlamentarin Gashi për projektet dhe planet e ardhshme, ndërsa takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimësi të këtij partneriteti të suksesshëm.

Foto: Kuvend

Остани поврзан