• четврток, 15 јануари 2026

Durmishi: Tani për tani nuk ka shkak për masa për çmimet e ushqimit, nëse ka rritje enorme, do të reagojmë

Durmishi: Tani për tani nuk ka shkak për masa për çmimet e ushqimit, nëse ka rritje enorme, do të reagojmë

Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani për tani nuk sheh shkak për të reaguar lidhur me çmimet e ushqimit, pasi në dhjetor çmimet janë zvogëluar për 0,4 për qind. Nëse ka rritje enorme të çmimeve, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të reagojnë dhe do të ndërmerren masa.

Ai sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh shkak për ndonjë kufizim të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve.

"Tani për tani nuk shohim shkak për ndërmarrjen e ndonjë kufizimi të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. Për çdo ditë e ndjekim situatën, në komunikim jemi me përfaqësuesit e Inspektoratit shtetëror të tregut dhe nëse ka nevojë, do të reagojmë, por në dhjetor çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë zvogëluar për 0,4 për qind. Jam i bindur se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit", deklaroi Durmishi.

Vitin e kaluar, siç tha, janë bërë më shumë se 20 mijë kontrolle dhe janë shqiptuar 2,5 milionë euro gjobë për ata tregtarë që janë sjellur në mënyrë të devijuar dhe i kanë rritur çmimet pa justifikim ekonomik.

"Mendoj se ka më shumë kontroll dhe po punohet siç duhet", tha Durmishi. bsh/

Foto: MIA

 

 


 

Остани поврзан