Gashi në Konferencën e NAJ-së: Jemi të përkushtuar ndaj përforcimit të bashkëpunimit rajonal, korridoret 8 dhe 10 janë një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore
- Për shtetin tonë, qëllimi kryesor strategjik i të cilit është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, është shumë me rëndësi të jetë pjesëmarrëse aktive në proceset e bashkpunimit rajonal dhe të mbledhë përvoja dhe njohuri të cilat do t'i zbatojë në kuadër të procesit eurointegrues. Siç është cekur edhe në vetë Deklaratën e Nismës Adriatiko-Joniane nga Ankona, përforcimi i bashkëpunimti rajonal ndihmon të promovohet stabiliteti politik dhe ekonomik, me çka krijohet bazë solide edhe për procesin e integrimit evropian, porositi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij hyrës si nikoqir i Konferencës së XX të kryetarëve/spikerëve të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ), që po mbahet në kuadër të kryesimit të vendit tonë me këtë Nismë.
Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Për shtetin tonë, qëllimi kryesor strategjik i të cilit është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, është shumë me rëndësi të jetë pjesëmarrëse aktive në proceset e bashkpunimit rajonal dhe të mbledhë përvoja dhe njohuri të cilat do t'i zbatojë në kuadër të procesit eurointegrues. Siç është cekur edhe në vetë Deklaratën e Nismës Adriatiko-Joniane nga Ankona, përforcimi i bashkëpunimti rajonal ndihmon të promovohet stabiliteti politik dhe ekonomik, me çka krijohet bazë solide edhe për procesin e integrimit evropian, porositi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij hyrës si nikoqir i Konferencës së XX të kryetarëve/spikerëve të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ), që po mbahet në kuadër të kryesimit të vendit tonë me këtë Nismë.
Gashi potencoi se Maqedonia është e përkushtuar ndaj eurointegrimeve dhe nuk heqë dorë nga kjo, por shtoi se, për fat të keq, nëpër atë proces po përballet me një sërë pengesash, të cilat e bëjnë rrugën akoma më të vështirë dhe më të paqartë, por kjo nuk na dekurajon të heqim dorë nga vlerat dhe standardet evropiane.
Ai theksoi se fokusi mbetet në reformat në jurisprudencë, arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale, avancimin e standardit ekonomik të qytetarëve, krijimin e kushteve më të volitshme për investime vendore dhe të huaja, si dhe ndërtimin e tolerancës dhe qasjes afirmuese drejt prëforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Si shtet i vogël, shtoi ai, për ne është me rëndësi të posaçme anëtarësimi në NATO në mars të vitit 2020, kur u bëmë vendi i 30-të anëtar, duke u përmbushur kështu një nga qëllimet tona më të rëndësishme strategjike, të përcaktuar me vendim unanim të Kuvendit që në vitin 1993. Theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit tonë dhe është garanci e fuqishme për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Përveç kësaj, dua të theksoj se si shtet jemi veçanërisht të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, por edhe të lidhshmërisë rajonale, e cila për ne është një parakusht për zhvillim dhe prosperitet. Në këtë aspekt, Korridoret 8 dhe 10 janë ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore. Ky investim kapital, përveçse do ta lidhë vendin me dy porte të reja, do të krijojë një infrastrukturë rrugore të sigurt dhe moderne, do të zhvillojë ekonominë, do t’i afrojë njerëzit dhe do të hapë mundësi të reja për të gjithë ne", theksoi Gashi.
Ai theksoi se në kushte të sfidave të mëdha gjeopolitike me të cilat po përpballet e tërë bota, fokusi duhet të mbetet në bashkëpunimin, progrsin, përforcimin, si dhe kultivimin e vlerave të cilat promovojnë paqe, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë.
"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një kohë kur përballemi me sfida në të gjitha fushat. Disa janë të ngjashme, disa janë të ndryshme, disa janë të përbashkëta, ndërsa disa janë individuale. Disa shtete janë më rezistente ndaj tyre, ndërsa të tjerat më të brishta. Disa sfida janë në fushën e sigurisë, ndërsa disa të tjera përbëjnë kërcënim për stabilitetin ekonomik dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ka shumë sfida, si në planin politik, të sigurisë dhe ekonomik, por edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në çështjet e migracionit dhe në aspektin e mbështetjes së kategorive të cenueshme sociale. Por, ajo që është më e rëndësishme dhe për çka jemi të gjithë këtu është se çdo sfidë, çdo moment krize, tejkalohet më shpejt dhe më me sukses vetëm nëse veprojmë së bashku, pavarësisht nëse kemi një qasje të koordinuar rajonale apo bëhet fjalë për mbështetje të ndërsjellë ose shkëmbim përvojash. Vetëm së bashku mund të bëjmë më shumë, më lehtë dhe më me sukses t’u përgjigjemi sfidave të reja", potencoi Gashi.
Ai shtoi se ndryshimi i gjeopolitikës e imponoi nevojën për definim të prioriteteve shtesë të Nismës.

"Lidhja e ngushtë e shteteve, si rezultat i globalizimit dhe përparimit të madh teknologjik, kontribuon që kërcënimet dhe sfidat, posaçërisht idhur me sigurinë, të jenë globale dhe t'i ndjejmë të gjithë, pavarësisht se nga cili rajon dhe kontinent vijmë. Mu për këtë arsye paraqitet nevoja për zgjidhje të përbashkëta për probleme të përbashkëta të cilat ndikojnë jo vetëm në Rajonin Adriatiko-Jonian por edhe më gjerë", theksoi gashi dhe shtoi se përfitimet nga demokracia nuk janë dhënë njëherë e pëegjithmonë, por për to duhet të punohet, të avancohen dhe të kultivohen, sepse shumë lehtë mund të humben.
Duke cekur se një prej sesioneve në Konferencën e sotme është "Promovimi i paqes dhe stabilitteit përmes diplomacisë parlamentare", tha se diplomacia parlamentare, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për procese bilaterale apo multilaterale, mund të japë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e stabilitetit të politikës ndërkombëtare.
"Prandaj duhet ta promovojmë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe të kontribuojmë nël ndërtimin e një rendi të drejtë dhe demokratik ndërkombëtar dhe vendor, sepse kjo është alternativa e vetme", deklaroi spikeri i Kuvendit.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski në fjalën e tij hyrëse drejtuar të pranishmëve, theksoi se si shtet i konfirmojmë edhe parimet e konfirmuara në deklaratat e përbashkëta nga takimet e mëparshme, të cilat e cekin rolin thelbësor të parlamenteve në përforcimin e bashkëpunimit rajonal.
Kryesimi i vendit me Nismën, shtoi Dimitrovski, vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm - pesë vite pas inkuadrimit tonë drejt strategjisë, shtatë vite anëtarësim në nismë dhe 25 vite nga Deklarata e Ankonës, e cila i vendosi themelet e bashkëpunimit tonë.
Dimitrovski theksoi se gjatë marrjes së kryesimit vendi është ndërlidhur me praktikat e mira të kryesimeve paraprake, por edhe do të lërë gjurmë të veta, duke kontribuuar drejt një bashkëpunimi më dinamik dhe më efikas rajonal në interres të qytetarëve.

Në atë kontekst ai përmendi se në vend të parë është eurointegrimi, përkatësisht afirmimi se BE-ja është forcë shtytëse e zhvillimit dhe prandaj është e domosdoshme të konfirmohet prëcaktimi ynë strategjik, të përforcohet qasja drejt instrumenteve si IPA III dhe qytetarët t'i ndjejnë përfitimet që para anëtarësimit. Në fokus të agjendës theksoi se janë edhe transformimi digjital, më pas përforcimit të nëdrlidhjes dhe tejkalimit të dallimeve infrastrukturore, bashkëpunimi kultiror dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, të rinjve dhe sfidave demogreafike.
Sekretari i përjgithshëm i Nismës Adriatiko-Joniane, ambasadori Xhovani Kastalaneta theksoi se kjo konferencë është një prej shtyllave kyçe të Nismës, spese e ptoencon rëndësinë e dimensionit parlamentar.
Kastalaneta shtoi se sot jemi dëshmitarë të një faze në të cilën multilateralizmi sërish është në vijë të hollë, megjithatë mu për këtë shkak bashkëpunimi rajonal bëhet më i rëndësishëm se kurdo herë.
Theksoi se Nisma ka dy dimensione: së pari, ta promovojë zgjerimin e BE-së përmes integrimit të Rajonit adriatiko-jonian, dhe së dyti, ta prëforcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes të gjithë faktorëve relevantë në rjaon, nga institucionet deri te shoqëria civile, nga autoritetet lokale deri te akterët ekonomikë.
Në këtë kontekst, vazhdoi ai, është e qartë se Ballkani Perëndimor nuk guxon të mbetet prapa.
Në Konferencën e sotme është paralajmëruar prania e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve nga parlamentetet e shteteve anëtare të NAJ-së, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë, BeH, Kroacia, Republika e Greqisë, Mali i Zi, Itlaia, San Marino, Serbia dhe Sllovenia, si dhe përfaqësues nga Sekretariati i NAJ-së.
Pjesëmarrësit në Konferencë do të fokusohen në dy tema kyçe, të cilave do t'u kushtohen dy sesione: "promovimi i paqes dhe stabilitetit përmes diplomacisë parlamentare" dhe "përforcimi i ndërlidhjes rajonale: Korridoret VIII dhe X dhe roli i parlamenteve". ab/
Foto: МIА