• сабота, 21 февруари 2026

Gashi nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut, aleate e përkushtuar e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së

Gashi nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut, aleate e përkushtuar e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili po gjendet për vizitë pune në Uashington, SHBA, sot u adresua në Forumin e Sigurisë, me temë “Investimi 5 për qind në Mbrojtje dhe angazhimi ndaj partneritetit me SHBA-në”. Në këtë ngjarje të rëndësishme, morën pjesë liderë botëror dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, dhe u diskutuam për sigurinë dhe bashkëpunimit transatlantik, kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Në paraqitjen e tij, Gashi theksoi se vendi ynë mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj NATO-s, me bindje se siguria sot është obligim i përbashkët.

"Maqedonia e Veriut kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave", porositi Gashi duke shtuar se për vendet nga BAllkani, institucionet stabile, investimet në mbrojtje dhe interoperabilitet janë kyçe për sigurinë kolektive.

Gashi potencoi se Maqedonia e Veriut është aleate lojale e NATO-s dhe partnere stabile e SHBA-së, duke iu referuar porosive të ish-presidentëve amerikanë Xhon F. Kenedi dhe Xhorxh W. Bush. ab/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Остани поврзан