• сабота, 22 февруари 2025

Gashi e vizitoi RTM-në me rastin e Ditës Botërore të Radios

Gashi e vizitoi RTM-në me rastin e Ditës Botërore të Radios

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Radios, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot e vizitoi Radio Televizionin e Maqedonisë dhe u takua me drejtorin e përgjithshëm Marjan Cvetkovski dhe drejtoreshën e radios Ajten Vllasaku Memeti. 

Në takim, siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat e ndryshme që po përballet ky institucion. Gashi u njoh me planet për investimet e vitit në pajisje dhe teknologji të avancuara për radion.

Në kuadër të vizitës, Gashi vizitoi gjithashtu studiot e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe pati mundësinë të ju drejtohet dëgjuesve të radios, ku thekosi lidhjen e tij të ngushtë me radion, si dhe sgprehu mbështetje të fortë të Kuvendit për zhvillimin dhe avancimin e këtij mediumi. Në përgjigje të pyetjes për mundësinë e emitimit 24 orë të Radio Shkupit, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe tha se duhet të punohet intenzivisht për të gjetur modalitete që mundësojnë zgjidhje në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit Gashi i dorëzoi një dhuratë simbolike drejtoreshës Vllasaku Mehmeti në emër të Kuvendit, për të nderuar kontributin e çmuar dhe të pazëvendësuseshëm të radios kombëtare. fc/

Fotografia: Kuvendi

 

Тагови

Остани поврзан