• петок, 05 декември 2025

Gashi dhe Delegacioni i Senatit të Spanjës biseduan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gashi dhe Delegacioni i Senatit të Spanjës biseduan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 24 n;ntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Delegacionin e Mbretërisë së Spanjës të përbërë nga Natalia Usero Peres, Han Pomes Lopez dhe Lukas Kastillo Rodriges, anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit.

Siç njofton pres-shërbimi i Kuvendit, Gashi në takim ka shprehur besimin e tij se kjo vizitë do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm midis dy parlamenteve dhe vendeve mike.

Ai më pas shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Spanjës për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe, duke shpjeguar ndjeshmërinë e situatës me ndryshimet e kërkuara në Kushtetutë, shprehu shpresën se mysafirët nga Spanja do të kenë mirëkuptim dhe do të ndihmojnë në tejkalimin e pengesave të fundit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit nga Senati i Spanjës shpjeguan se edhe ata vijnë nga një shtet shumëkombësh dhe se e kuptojnë ndjeshmërinë e çështjes, por duke u nisur nga përvoja e tyre në rrugën e Spanjës drejt Bashkimit Evropian, ata konfirmuan se kompromiset, megjithëse vendime të vështira, zgjidhin probleme në planin afatgjatë dhe kontribuojnë për paqe dhe zhvillim.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën dëshirën e tyre që vizita të jetë e suksesshme dhe që bashkëpunimi të vazhdojë më tutje në dobi të ndërsjellë të të dyja palëve. mb/

Foto: Kuvendi

Остани поврзан