• сабота, 22 февруари 2025

Fëmija katër vjeçar i cili ndërroi jetë në Spitalin e Strugës ishte me paralizë cerebrale në formë të rëndë dhe parametra vitalë të dëmtuar

Fëmija katër vjeçar i cili ndërroi jetë në Spitalin e Strugës ishte me paralizë cerebrale në formë të rëndë dhe parametra vitalë të dëmtuar

Strugë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Fëmija katër vjeçar i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe të komprometuara parametrat vitalë, konfirmoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Strugës Vlladimir Bunçeski.

Në një prononcim për MIA-n, ai ka theksuar se fëmija është sjellë në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zmadhuara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ka qenë e pasuksesshme. Fëmija lindi në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u thanë prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.

Mbikëqyrja është bërë nga prokurori publik dhe në koordinim me familjen trupi nuk do të dorëzohet për autopsi. Nuk është konstatuar asnjë gabim mjekësor dhe janë marrë të gjitha masat shëndetësore. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан