FSSH shënoi 25-vjetorin e themelimit
- – Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) – Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor.
Buxheti i Fondit është 53 miliardë denarë, ndërsa për sigurim shëndetësor paguhet 3.000 denarë në muaj. Investimi i tillë, siç tha, është i mjaftueshëm dhe është në nivel të vendeve të zhvilluara mesatarisht.
Në paraqitjen e tij Klekovski prezantoi një varg të dhënash statistikore për atë sa investohet në shëndetësinë publike dhe sa shërbime ofrojnë punonjësit shëndetësorë, sa ilaçe janë në listën pozitive, sa persona mjekohen jashtë vendit, etj.
“Ky sistem shëndetësor ofron. Po ka mangësi, por ofron”, theksoi drejtori i FSSH.
Klekovski foli edhe për atë çka duhet të bëhet në të ardhmen për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si riorganizim dhe rajonalizim i sistemit shëndetësor.

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski foli për përkushtimin e Qeverisë për përmirësime në shëndetësinë publike.
“Mund të them se atë që e pamë tregon se ngadalë por sigurt Fondi e kthen integritetin e tij dhe mënyra e vetme është lufta e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski.
Potencoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit përfaqëson prioritet kryesor dhe se ai personalisht e ndjek këtë nga afër dhe se duhet të përmirësohemi.
Mickoski gjithashtu e shfrytëzoi këtë rast që në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë të falënderojë të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personat e tjerë të cilët ishin përfshirë në pranimin e pacientëve nga zjarri në Koçani.
Në shënimin e 25-vjetorit të funksionimit të Fondit ishin prezantuar video për zhvillimin e këtij institucioni, por edhe për ndihmën urgjente të cilën autoritetet shëndetësore dhe Fondi e bënë për transplantim të zemrës te një fëmijë. fc/
Foto: MIA