FSSH shënoi 25 vite të themelimit (PLT)
- Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i përgjithshëm Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i për4gjithshëm Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor.
Buxheti i Fondit është 53 miliardë denarë, ndërsa për sigurim shëndetësor paguhet 3.000 denarë në muaj. Investimi i tillë, siç tha, është i mjaftueshëm dhe është në nivel të vendeve të zhvilluara mesatarisht.
Në paraqitjen e tij Klekovski paraqiti një varg të dhënash statistikore për atë sa investohet në shëndetësinë publike dhe sa shërbime ofrojnë punonjësit shëndetësorë, sa ilaçe janë në listën pozitive, sa persona mjekohen jashtë vendit, etj.
"Ky sistem shëndetësor reflekton. Po ka mangësi, por reflekton. Njëzet e pesë vite rritje, por edhe në gabimet nga të cilat tentojmë të mësojmë dhe të mos i prësërisim. Prezantojmë çka është bërë në këto 25 vite, të cilin vëllim dhe cilësi të punës e mbështesim, sepse akoma Maqedonia është në parametra të caktuar më përpara nga rajoni dhe nga vendet fqinje. Konsideroj se prezantimi është i domosdoshëm për kontroll të balancuar në punën e FOndit", theksoi Klekovski.

Ai foli edhe për atë çka duhet të bëhet në të ardhmen për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si riorganizim dhe rajonalizim i sistemit shëndetësor.
Drejtori i FSSH-së, Branko Axhigigiv tha se me atë institucion kanë kryesuar 22 drejtorë. Theksoi se gjatë periudhës së kalaur, edhe pse ishte posaçërosht turbulente, nuk është kursyer për ta kthyer Fondin në ditët e veta të arta.
"Po, ka shumë punë dhe do të ketë punë në mënyrë që të realizohen projektet e atrdhshme", shtoi Agjigogov.

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se Fondi në të kaluarën pati kredibilitet seriozisht të luhatur , qytetarët panë drejtorë me para, shpenzime të pallogaritura, vendi jotransparente dhe sistem i cili më tepër i ngjante një fushe për privilegje personale se sa një servisi të qytetarëve dhe kjo shkaktoi mosbesim, dyshim dhe zhgënjim.
"Por sot, nuk është kështu. Sot FSSH funksionon me rregulla të qarta, mekanizma të fuqishëm të montrollit, me menaxhim transparent dhe me procedura të reviduara. Sot FSSH është institucion i cili e ktheu integritetin e vet në mënyrën e vetme të mundshme - me punë, me rregull, me disiplinë dhe me përgjegjësi të qartë. Sasho Klëekovski kreu punë të shkëlqyeshme. Kur e morëm përgjegjësinë për shtetin, hasëm një sistem shëndetësor në degradim të plotë: me deficit të kaudrit, me institucione jofunksionale, pajisje të pamjaftueshme, lista të gjata të pritjes dhe çrregullime serioze të besimit tek pacientët. Në vend se ky të ishte arsyetim, ne e shndërruam në motiv. Gjatë një viti e gjysmë të kaluar Qeveria tregoi se çfarë do të thotë përkushtim i vërtetë ndaj shëndetësisë publike. Nga dita e parë u nisëm me qëllim të qartë: ta ripërtërijmë, modernizojmë dhe humanizojmë sistemin shëndetësor", tha Mickoski.

Në infrastrukturë, theksoi kryeministri, filluam valë të re investimesh: nga ambulanca e re në Petrovec, deri te rikonstruimi dhe modernizimi i sallave të operacionit në SPQ "8 Shtatori", si dhe një sërë rikonstruimesh dhe riparimeve teknike në spitalet e shtetit. Këto, potencoi, nuk janë vetëm ndërtime - këto janë shtëpi të shëndetit, vende ku secili qytetar ka të drejtë për trajtim dinjitoz dhe bashkëkohor.
Sipas tij, këto nuk janë numra në letër, këto janë numra që e ndryshojnë realitetin e pacientëve, të punonjësve shëndetësorë dhe të tërë sistemit.

Një pjesë e vizionit tonë për shëndetësi moderne, theksoi kryeministri, është edhe lufta pa kompromis me krimin dhe korrupsionin.
"Për herë të parë kemi parë akuza për keqpërdorime të rënda në onkologji - fusha të cilat me vite mbetën të paprekura. Po hetohet çdo keqpërdorim, pa përjashtim, ndërsa asnjë institucion ose pozitë nuk është e mbrojtur nëse e ka prishur besimin e pacientëve. Atje ku bëhet fjalë për jetët e njerëzve - duhet të ketë drejtësi. Sot, 25 vjet pas themelimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, shohim një institucion që hyn në një fazë të re. Tashmë po përgatiten projekte të reja, objekte të reja dhe standarde të reja të cilat do ta ngrenë kujdesin shëndetësor në nivel evropian. Ky nuk është fundi, ky është fillimi i një kapitulli të ri", shtoi Mickoski.
Në shënimin e 25 vjetorit të funksionimit të Fondit u treguan pamje për zhvillimin e këtij institucioni, por edhe për ndihmën e shpejtë që autoritetet shëndetësore dhe Fondi e kanë bërë për transplantimin e zemrës tek një fëmijë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes, Klekovski tha se ka institucione relativisht të shkëlqyeshme.
Qeveria theksoi ai, ka plan afatmesëm deri në vitin 2028 për rritjen e pagave. Sipas tij, ajo që duhet të bëhet është kontrolli i rritur dhe vazhdimësia e dhënies së shërbimeve. ab/sa/
Foto: МIА