Frederiksen do të takohet me Ruten për Grenlandën në Bruksel
- Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për të biseduar për ngjarjet më të reja në lidhje me Grenlandën.
Bruksel, 23 janar 2026 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për të biseduar për ngjarjet më të reja në lidhje me Grenlandën.
Takimi do të mbahet në kontekst të planeve të presidentit amerikan Donald Tramp për marrjen e ishullit, të cilat shkaktuan vëmendje diplomatike dhe tensione potenciale mes aleatëve.
Agjenda e takimit përfshin definimin e kufijve në angazhimin pranueshëm për Danimarkën dhe Grenlandën.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dje u takua me Trampin me të cilin biseduan për draft-versionet e marrëveshjes së ardhshme për Grenlandën dhe aspektet e sigurisë të Arktikut.
Frederiksen mbrëmë, pas arritjes në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, tha se sovraniteti i vendit është i paprekshëm "linjë e kuqe", por që Danimarka është e hapur për përforcimin e bashkëpunimit të sigurisë në rajonin arktik.
Siç publikoi "Gardian", Frederiksen falënderoi vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre, duke theksuar se qasja e përbashkët dhe e unifikuar e Evropës sjell rezultate. sa/
foto: Arkivi