Franca miratoi praninë e përkohshme të aeroplanëve amerikanë në bazat lokale
- - Franca miratoi praninë e përkohshme të aeroplanëve amerikanë në "disa baza" në vend, deklaroi një zyrtar i stafit të përbashkët ushtarak francez.
Paris, 5 mars 2026 (MIA) - Franca miratoi praninë e përkohshme të aeroplanëve amerikanë në "disa baza" në vend, deklaroi një zyrtar i stafit të përbashkët ushtarak francez.
Siç transmeton Al Xhezira, ky veprim vjen në një kohë kur SHBA-ja po zhvillon fushatën e saj të përbashkët me Izraelin kundër Iranit.
"Duke marrë parasysh kontekstin, Franca kërkoi që burimet e përfshira të mos marrin pjesë në asnjë mënyrë në operacionet që po zhvillojnë SHBA-ja në Iran, por vetëm për mbështetje të mbrojtjes së partnerëve tanë në rajon", tha një zyrtar i stafit të përbashkët. qa/
Foto: Centkom