• сабота, 22 февруари 2025

Franca lëshoi një urdhër-arrest të ri për Bashar Asadin për kryerjen e krimeve të luftës

Franca lëshoi një urdhër-arrest të ri për Bashar Asadin për kryerjen e krimeve të luftës

Paris, 22 janar 2025 (MIA) - Autoritet franceze dje lëshuan një urdhër-arrest të ri për liderin e rrëzuar sirian Bashar al-Asad, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në krime lufte lidhur me vdekjen e një shtetasi francez me origjinë siriane në vitin 2017, raportoi sot gazeta "Parisien".

Sipas akuzave, Asadi akuzohet për bashkëpunim në vrasje dhe sulme ndaj civilëve.

"Parisien" thekson se burri 59-vjeçar u vra pasi shtëpia e tij në qytetin Daraa u bombardua nga helikopterët e ushtrisë siriane në qershor 2017. Organet hetuese franceze besojnë se sulmi është kryer me urdhër të Asadit, i cili ka siguruar edhe mjetet për sulmin. Në atë kohë, qeveria siriane po përpiqej të rimarrë kontrollin e qytetit nga forcat opozitare.

Më parë, në vitin 2023, Franca lëshoi ​​urdhër-arrestin e saj të parë për Asadin, në lidhje me përdorimin e armëve kimike në sulmet në lagjen Guta lindore në gusht të vitit 2013. Sulmi me gaz sarin në atë kohë mori qindra jetë, ndërsa sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, numri i viktimave i kaloi 1000. ls/

Foto: Arkiv

 

 

Остани поврзан