Fotiu: Ballkani Perëndimor mbetet me rëndësi strategjike për BE-në, e njohim angazhimin e Maqedonisë së Veriut për harmonizim me standardet evropiane
- Ambasadori qipriot në Maqedoni të Veriut, Andreas Fotiu sot para mbledhjes së përbashkët të Këshillit nacional për eurointegrime dhe Komisionit kuvendor për çështje evropiane, i prezantoi prioritetet e Qipros si kryesuese aktuale me BE-në në gjashtë muajt në vijim, duke cekur se Qiproja do të mbetet konsekuente në dialogun e rregullt dhe të hapur me Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Ambasadori qipriot në Maqedoni të Veriut, Andreas Fotiu sot para mbledhjes së përbashkët të Këshillit nacional për eurointegrime dhe Komisionit kuvendor për çështje evropiane, i prezantoi prioritetet e Qipros si kryesuese aktuale me BE-në në gjashtë muajt në vijim, duke cekur se Qiproja do të mbetet konsekuente në dialogun e rregullt dhe të hapur me Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.
Fotiu theksoi se kryesimi qipriot, motoja e të cilit është "Union autonom i hapur drejt botës", do të thotë se Bashkimi Evropian duhettë jetë autonom, sepse një Union autonom do ta tregojë fuqinë e nevojshme të brendshme për bashkëpunim me partnerët e jashtëm çdoherë kur është e mundur, ndërsa njëkohësisht do të veprojë në mënyrë të pavarur kur nevojitet, duke e respektuar të drejtën dhe rendin ndërkombëtar.
Ambasadori qipriot theksoi se Ballkani Peërndimor mbetet rajon me rëndësi strategjike për BE-në, ndërsa angazhimi i Unionit me Maqedoninë e Veirut do të vazhdojë me një politikë kredibile të bazuar në merita.
"Kryesimi qipriot i kushton vëmendje dialogut të rregullt dhe të hapur me Ballkanin Perëndimor, përderisa Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e procesit të zgjerimit të Unionit. Qiproja e njeh angazhimin e Maqedonisë së Veriut për avancim të reformave dhe në harmonizimin e standardeve evropiane dhe e inkurajon përpjekjen e vazhdueshme të vendit në atë drejtim", tha Fotiu.
Ambasadori i prezantoi pesë shtyllat e kryesimit qipriot me Unionin, sipas të cilave, theksoi ai, Qiproja do të fokusohet në autonomi përmes sigurisë dhe mbrojtjes, autonomi përmes konkurrencës, hapjes drejt botës, vlera të ndara dhe negociata për buyhetin për kornizën e ardhshme financiare të BE-së.
"Mjedisi i ndërlikuar gjeopolitik imponon BE-ja të duhet të jetë e aftë të parashohë dhe të parandalojë, si dhe në mënyrë efikase t'u përgjigjet krizave. Kryesimi qipriot do t'i mbështesë përpjekjet për gatishmërinë e mbrojtjes dhe sigurisë të Unionit dhe përmirësimin e koordinimit gjatë krizave", tha Fotiu.

Lidhur me konkurrencën, ai shtoi se kryesimi qipriot konsideron se vetëm një Union më konkurrent mund të çojë drejt një Unioni më autonom, prandaj konkurrenca e Evropës është bazë për rezistencë dhe veprim autonom. Shtoi se një Evropë më konkurrente do të jetë në pozitë më të mirë që të sigurojë rritje të qëndrueshme dhe t'i realizojë qëllimet e veta strategjike.
Ai gjithashtu theksoi se kryesimi qipriot do të mbështesë nisma të kahëzuara drejt promovimit të inkluzivitetit dhe prëforcimit të institucioneve demorkatike dhe në atë drejtim theksoi se progresi në këto fusha mbetet kyç për zgjerimin, ndërsa kryesimi qipriot i njeh përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në menaxhimin inkluziv.
Ministri i ri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali në fjalimin në mbledhje theksoi se integrimi evropian të vendit nuk është proces adminsitrativ, as agjendë teknike, por përcaktim civilizues që e gëzon mbështetjen shoqërore.
"Për ne integrimi evropian është orientim i qartë shtetëror që i bashkon pushtetin dhe opozitën, institucionet dhe qytetarët. Në kohë të tensioneve serioze gjeopolitike, politika e zgjerimit nuk është opsion por domosdoshmëri, është edhe investim në një BE stabile dh autonome. Në këtë pasqyrë Maqedonia e Veriut është pjesë e zgjdhjes", tha Sali.
Ai theksoi se vendi në vazhdimësi tregon se është partner kredibil dhe i përgjegjshëm me BE-në.
Sipas tij, procesi i inkuadrimit nuk është i lehtë, prandaj inkuadrimin drejt reformave vendi nuk e trajton so obligim të imponuar nga jashtë por si çështje të brendshme. Kjo, tha Sali, është zgjedhja jonë e vetëdijshme politike për ta prëforcuar shtetin dhe kapacitetet institucionale.
Lidhur me kryesimin qipriot, Sali theksoi se motoja e tyre hapë debat thelbësor për të ardhmen e BE-së.
"Për ne zgjerimi i BE-së është pjesë e pandashme e atij vizioni, Evropa nuk mund të jetë e plotë nëse Ballkani Perëndimor mbetet në margjina të saj, Maqedonia e Veirut është e gatshme ta mbyllë atë zbrazëtirë politike evropiane dhe të bëhet pjesë e atyre marrëveshjeve. Prandaj sot dërgojmë porosi të qartë - Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe ky është moment i pjekurisë politike edhe të Maqedonisë së veriut edhe të BE-së, moment që as ne dhe as BE-ja nuk guxojmë ta humbim", theksoi Sali. ab/
Foto: МIА