Forumi ndërkombëtar "Glokalizimi 2.0: E ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjshme gjinore"
- Forumi ndërkombëtar i titulluar "Glokalizimi 2.0: E ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjshme gjinore" do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, i organizuar nga Rrjeti rajonal i buxhetimit gjinor (GBWN), i cili përfshin mbi 100 organizata civile nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Forumi ndërkombëtar i titulluar "Glokalizimi 2.0: E ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjshme gjinore" do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, i organizuar nga Rrjeti rajonal i buxhetimit gjinor (GBWN), i cili përfshin mbi 100 organizata civile nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.
Rrjeti rajonal i buxhetimit gjinor (GBWN) organizon forum ndërkombëtar të titulluar "Glokalizimi 2.0: një e ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjshme gjinore", në të cilin pritet të mbajë fjalim presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Siç kumton organizata (GBWN), Forumi bashkon më shumë se 80 pjesëmarrës nga 20 vende - përfaqësues të sektorit civil, institucioneve qeveritare dhe aktivistë të barazisë gjinore nga e gjithë Evropa, duke krijuar një hapësirë për të lidhur ekspertizën globale me përvojat lokale, ndërsa me fokus të veçantë në financimin klimatik nga një perspektivë gjinore.
"Forumi i kushton rëndësi të veçantë përforcimit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset e krijimit të politikave në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimin me sfidat klimatike, dhe atë në mënyrë që i përfshin nevojat e të gjithë qytetarëve. Forumi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor ka për qëllim të përforcojë shoqërinë civile, të mundësojë lidhjen rajonale të palëve të interesuara kryesore dhe të avokojë për menaxhim më të drejtë të financave publike në fushën e aksioneve klimatike të përgjigjshme gjinore. Do të prezantohen mjetet të cilat organizatat përdorin për të monitoruar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në financimin e klimës, si dhe për të gjeneruar gjetje kërkimore dhe për të nxitur llogaridhënien", kumtoi organizata e forumit e cila përfshinë katër panel-diskutime.
Në hapjen zyrtare të Forumit janë paralajmëruar të mbajnë fjalime presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i Austrisë në vend - Martin Pamer, zëvendës ambasadorja e Suedisë - Elisabet Dalberg Frisk, Andrej Lepavcov, drejtor në drejtorinë e Bashkimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut, dhe Marija Risteska - drejtoreshë rajonale në Rrjetin e buxhetimit përgjegjës (GBWN). rq/
Foto: Rrjeti i buxhetimit përgjegjës (GBËN)