Forcat izraelite në Gazë vranë 13 persona, pritet formimi i Komitetit paqesor të Trampit
- Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan sot përfaqësues shëndetësorë palestinezë. Mes viktimave ka edhe të paktën një fëmijë.
Gazë, 9 janar 2026 (MIA) - Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan sot përfaqësues shëndetësorë palestinezë. Mes viktimave ka edhe të paktën një fëmijë.
Armata izraelite sot kumtoi se "shënjestroi infrastrukturën dhe luftëtarët e Hamasit" në pjesën jugore dhe veriore të Rripit të Gazës si përgjigje "ndaj një rakete të lëshuar nga Qyteti i Gazës".
Tramp pritet javën e ardhshme ta shpallë Komitetin paqesor.
Ky është një hap i madh përpara për planin paqesor të Trampit për Lindjen e Mesme, i cili është zhvilluar ngadalë që kur u vendos armëpushim i brishtë në tetor pas më shumë se dy vitesh luftimesh midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje njoftoi se ish përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, diplomati bullgar Nikollaj Mlladenov, është zgjedhur për të kryesuar Komitetin paqesor të presidentit amerikan, Tramp, i cili do të mbikëqyrë armëpushimin në Gazë. bsh/
Foto: EPA