• петок, 21 февруари 2025

Fon der Lajen: BE-ja i njeh sfidat potenciale në marrëdhëniet me SHBA-në

Fon der Lajen: BE-ja i njeh sfidat potenciale në marrëdhëniet me SHBA-në

Bruksel, 4 shkurt 2025 (MIA) - Partneriteti transatlantik mbetet lidhja jonë më e qëndrueshme dhe kjo është me rëndësi fundamentale për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, prandaj edhe krahas të gjithave, kemi biseduar për mënyrat për bashkëpunimin pragmatik me SHBA-në, theksoi mbrëmë vonë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas përfundimit joformal të Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. 

"Qartë se ka sfida të reja dhe pasiguri në rritje, kështu që Bashkimi Evropian është i gatshëm për dialog të fortë, por konstruktiv me SHBA-në", deklaroi Fon der Lajen. 

Ajo vlerësoi se BE-ja i njeh edhe sfidat potenciale në marrëdhëniet me SHBA-në.

"Këtë fundjavë kemi qenë dëshmitarë se si janë vendos dogana të larta për Kanadanë dhe Meksikën. Ato dogana i rrisin kostot afariste, dëmtojnë punëtorët dhe konsumatorët, krijojnë ndërprerje të panevojshme ekonomike dhe nxisin inflacion. Nuk shohim se diçka e mirë do të dalë prej tyre", theksoi kryetarja e BE-së.

Prandaj, sipas Fon der Lajen, BE-ja i jep prioritet diskutimeve produktive dhe angazhimeve me kohë dhe mbetet e përkushtuar në mënyrë të vendosur ndaj detyrimeve të saj multilaterale, pa dallim a ka të bëjë me ndihmën për zhvillim apo për realizimin e qëllimeve klimatike. qa/bsh/

Foto: Skrinshot

Остани поврзан