Foks njuz: Trampi miraton tarifat prej 500 për qind për vendet që blejnë energji të lirë nga Rusia
- Presidenti amerikan, Donald Tramp ka miratuar propozim- ligjin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë e cila përfshin taksë prej 500 për qind për importet e mallrave nga vendet që blejnë naftë, derivate të naftës ose uranium nga Moska dhe ajo tani do të shkojë në procedurë të mëtejme, njoftoi senatori amerikan Lindzi Gream.
Uashington, 8 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp ka miratuar propozim- ligjin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë e cila përfshin taksë prej 500 për qind për importet e mallrave nga vendet që blejnë naftë, derivate të naftës ose uranium nga Moska dhe ajo tani do të shkojë në procedurë të mëtejme, njoftoi senatori amerikan Lindzi Gream.
Ligji i publikuar do t'i lejonte presidentit Tramp të ndëshkojë blerësit e naftës së lirë ruse, të cilën senatori Gream thotë se "ushqen makinën e luftës së Putinit".
Masa synon të zvogëlojë të ardhurat nga eksporti i energjisë ruse dhe të pengojë vende si Kina, India dhe Brazili nga anashkalimi i sanksioneve të SHBA-së, raporton Foks njuz.
Gream shtoi se një votim për propozim- ligjin mund të zhvillohet që javën e ardhshme dhe se pret mbështetje të fortë si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët.
Mediat amerikane theksojnë se votimi i planifikuar është afër, por se ligji është ende subjekt i ndryshimeve dhe mund të përballet me rezistencë në Kongres.
Lajmi për mbështetjen e Trampit për ligjin e ri vjen pas përshkallëzimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës, pasi forcat amerikane dje sekuestruan tankerin "Marinera" i cili lundroi me flamur rus për shkak të shkeljes së sanksioneve.
Foto: arkivi i MIA-s