FNA: Transparenca në universitetet publike është parakusht për menaxhim të mirë dhe për arsim cilësor
- Vetëm dy nga shtatë universitetet publikojnë manifest universitarm i cili është një dokument ku zyrtarizohen të gjitha vendimet e Senatit dhe të Rektoratit dhe shtstë tre vetëm nga shtatë universitet publike e publikojnë buxhetin e universitetin, ndërsa të tjerët këtë nuk e bëjnë. Ekziston një trend shqetësues i jotransparencës sistematike të universiteteteve publike në vend, është konkluzioni i organizatës civile Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) i zbatuar nga janari deri në gusht të vitit 2025 në bazë të të cilin kanë krijuar Indeks të transparencës së universiteteve publike.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Vetëm dy nga shtatë universitetet publikojnë manifest universitarm i cili është një dokument ku zyrtarizohen të gjitha vendimet e Senatit dhe të Rektoratit dhe shtstë tre vetëm nga shtatë universitet publike e publikojnë buxhetin e universitetin, ndërsa të tjerët këtë nuk e bëjnë. Ekziston një trend shqetësues i jotransparencës sistematike të universiteteteve publike në vend, është konkluzioni i organizatës civile Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) i zbatuar nga janari deri në gusht të vitit 2025 në bazë të të cilin kanë krijuar Indeks të transparencës së universiteteve publike.
Siç njoftoi kryetari i FNA-së, Blendi Hodai, më transparent sipas standardeve për krijimin e Ineksit të transparencës është Universiteti i Evropës Juglindore, vendin e dytë me numrin e njejtë të pikëve e ndajnë Universiteti "Shën Cirili e Metodi"-Shkup dhe Universiteti "Goce Dellçev"-Shtip, në vendin e katërt është Universiteti "Shën Apostul Pali" në Ohër, në vendin e pestë dhe të gjashtë si pjesërisht transparencë janë Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir dhe "Nëna Terezë" në Shkup, ndërsa në vendin e fundit si plotësisht jotransparent të Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Indeksi i transparencës së FNA është krijuar në bazë të analizës së përmbatjeve që universitetet i kanë publikuar në ueb-faqet e tyre dhe nga kontakte të drejtpëdrejta me universitetet të përgjigjen në kërkesën për qasje deri te informacionet dhe deri te dokumentet që janë me karakter publik dhe cilat universitete duhet ligjërisht t'i publikojnë.

Si shembull për një informacion të këtillë është edhe buxheti i universitetit, i cili, tha Hodai duhet të publikohet në ueb-faqen e unioversitetit, "ndërsa jo për të të pyesë ndonjë organizatë joqeveritare ose mediat".
"Vetëm dy nga shtatë universitete publikojnë manifest universitar, i cili është një dokument ku të gjitha vendimet e Senatit dhe Rektoratit bëhen zyrtare, dhe vetëm tre nga shtatë universitete publike publikojnë buxhetin e universitetit, ndërsa të tjerët jo. Transparenca e universiteteve publike është një parakusht për qeverisje të mirë dhe arsim cilësor. Ato financohen nga buxheti i shtetit dhe paratë e taksapaguesve dhe kanë një detyrim ligjor për të qenë të hapur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe studentëve. Mungesa e transparencës është gjithashtu një mungesë llogaridhënieje dhe përgjegjësie", theksoi Hodai.
Hulumtimi i FNA-së përmban edhe konkluzione dhe rekomandime për tejkalimin e dobësive. Siç tha "ky nuk është vetëm nj dokument matës, por thirrje për reforma dhe për krijimin e kulturës së transparencës dhe llogaridhënies dhe kulturës së arsimit cilësor. mb/
Foto: MIA