• петок, 05 декември 2025

Fillon Panairi për Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci - Health Innovation Expo 2025

Fillon Panairi për Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci - Health Innovation Expo 2025

Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Panairi për Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci - Health Innovation Expo 2025 fillon sot në Shkup në organizim të Odës së Shëndetësisë Private të Maqedonisë.

Në panair do të marrin pjesë ekspertë, kompani dhe institucione të cilat do t'i prezantojnë zgjidhjet e tyre inovative përmes tribunave publike, ligjëratave dhe prezantimeve të panairit.

Në hapjen e panairit dyditësh është paralajmëruar edhe fjalim i ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu.

Nga Oda e shëndetësisë private informojnë se pothuajse pas dy dekadash, vendi po përjeton një ngjarje të kësaj natyre, i krijuar si përgjigje e zhvillimit teknologjik global të përshpejtuar, dixhitalizimit të industrisë shëndetësore dhe zbatimit në rritje të inteligjencës artificiale.

Në këtë edicion të parë të panairit, do të theksojmë inovacionet teknologjike me fokus në zhvillimin dhe zbatimin e duhur të inteligjencës artificiale, e cila padyshim do të kontribuojë në lehtësimin e praktikës së përditshme klinike dhe do të plotësojë dixhitalizimin në kujdesin shëndetësor. Fokusi në këto teknologji është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha kompanitë e interesuara të prezantojnë zgjidhjet dhe arritjet e tyre teknologjike - përmes tribunave publike me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe institucioneve, si dhe përmes ekspozitës klasike të panairit", theksojnë nga Oda dhe shtojnë se presin një ofertë cilësore të destinuar për më shumë se 5.500 institucione private shëndetësore, mbi 30.000 punonjës shëndetësorë në kujdesin shëndetësor privat dhe mbi 33.000 punonjës në sektorin publik të kujdesit shëndetësor. sa/

Остани поврзан