• сабота, 21 февруари 2026

Fillon misioni ushtarak evropian në Grenlandë

Fillon misioni ushtarak evropian në Grenlandë

Nuk, 15 janar 2025 (MIA) - Fillon sot në Grenlandë, misioni ushtarak evropian, një ditë pas takimit në Uashingron mes përfaqësuesve të SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës.

Franca, Gjermania, Suedia, Britania e Madhe dhe Norvegjia dje paralajmëruan se do të sistemojnë personal ushtarak në Grenlandë për mision zbulimi.

"Elementet e para ushtarake franceze janë tashmë rrugës. Të tjerë do të vijnë, njoftoi presidenti francez Emanuel Makron në platformën X.

Një komunikatën e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes theksohet se vendosja ishte "një kontribut i mundshëm ushtarak që synon të mbështesë Danimarkën në garantimin e sigurisë në rajon".

Gjermania  dërgon 13 persona që do të "eksplorojnë Grenlandën" nga sot deri të shtunën.

Qeveria britanike konfirmoi se një oficer britanik do të vendoset në Grenlandë me kërkesë të Danimarkës.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe Grenlandës, Lars Loke Rasmusen dhe Vivian Motcefeld, u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Xhej Di Vens dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Maro Rubio.

Rasmusen i dënoi planet e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të marrë Grenlandën për të parandaluar përparimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан