Fillon konferenca e 8-të rajonale për e-tregti
- Në Operën dhe baletin nacionalë në Shkup sot do të mbahet konferenca e 8-të rajonale për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Në Operën dhe baletin nacionalë në Shkup sot do të mbahet konferenca e 8-të rajonale për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë.
Siç informojnë nga Asociacioni për e-tregti, këtë vit konferenca vjen me koncept të freskët - dy skena paralele, në të cilat do të mbahen fjalime kryesore inspiruese dje punëtori praktike bashkëvepruese.
Mu para fillimit zyrtar të konferencës rajonale, në foajenë e Operës dhe baletit nacional do të mbahet konferencë për shtyp ku do të flasin ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe Nina Abgellovska Stankov, kryetare e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë (AETMV), të cilët do t'i paraqesin risitë, agjendën dhe temat kyçe mbi konceptin e konferencës vjetore, kushtuar transformimit digjital dhe inovacioneve në e-tregti.
Konferenca për herë të katërt i hapë dyert për publikun rjaonal dhe pret të mbledhë mbi 800 pjesëmarrës - sipërmarrës të suksesshëm, e-tregtarë, drejtorë, menaxherë, si dhe përfaqësues nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare. Do të jenë të pranishëm mysafirë nga Maqedonia, Serbia, BeH, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Kroacia, që e bën konferencën një ngjarje më të madhe dhe më të rëndësishme të llojit të tillë.
Potencojnë se në agjendën e konferencës do të përfshihen prezantime inspiruese, panel-diskutime dhe sesione praktike të cilat do ta afrojnë të ardhmen e e-tregtisë dhe do të ofrojnë vegla konkrete për rritje të bizneseve.
Konferenca tradicionalisht do të fillojë me fjalimin e kryetares së AETMV-së, Nina Angellovska Stankov, e cila do t'i prezantojë trendet kyçe dhe njohuritë në zhvillimin e e-tregtisë në rajon për vitin 2025.
Pas paraqitjes së saj, në skenën kryesore pasojnë prezantime dhe panel-diskutime nga përfaqësues të kompanive të njihura botërore si Dolce & Gabbana, TikTok, Visa, Booking, Publicis Groupe, Brainster Next, Korpa, Bigburg, Direct media, Wolt dhe shumë të tjerë. Ata do të ndajnë përvoja dhe ekspertiza në fusha siç janë inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, SEO, strategji marketingu, dërgesa, ekspanzion të bizneseve, pagesa dhe e-tregti.
Në sesionet paralele praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për përdorimin e të dhënave të marketingut për rritje, mundësi të reja për investim, krijim të videove të shkurta, si dhe vegla praktike për zbatim të inteligjkencës artificiale, me ekspertë nga Publicis Groupe, AI at Work by Brainster, Zephyr Angels dhe Shortsify.co.
Konferenca e këtij viti mbështetet nga Visa si partner platini, Hallkbank so partner strategjik, Korpa si partner për ushqim dhe dërgesë, Brainster si partner IA dhe A1 si partner digjital. Ananas dhe Casys janë partnerë të artë, ndërsa partnerë të argjendtë janë Banka komerciale, IUTE, FIlip Moris Internacional, Sava shoqata pensioniste, Grand Shkup, Publikc Cloud Group dhe Wolt, së bashku me dis apartnerë të tjerë.
Më shumë informata për agjendën, folësit dhe biletat janë të kapshme në ueb-faqen zyrtare: www.ecommerceconference.mk. аb/
Foto: Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë