• понеделник, 20 јануари 2025

Fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025

Fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) – Pas pushimit tre javor të dimrit, sot për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025. 

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, përveç për maturantët, të cilët sipas kalendarit për organizim të vitit shkollor në shkollat e mesme publike, do të mësojnë deri më 16 maj. 

Viti shkollor nuk do të vazhdojë si vitin e kaluar sepse nuk do të ketë pushim pranveror i cili ishte vendosur vitin e kaluar. 

Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në këtë vit shkollor anketoi mësimdhënës, prindër dhe nxënës nga klasat më të larta, dhe siç informoi, shumica ishin deklaruar se nuk duan pushim pranveror. 

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mësimdhënësve dhe prindërve u dëshiroi përballje me sukses me sfidat e reja, duke theksuar se çdonjëri duhet të kontribuojë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat sundon kultura e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Këto, siç theksoi Janevska, janë parakushte të rëndësishme për arritjen e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat të rinjtë i formojnë si qytetarë me përgjegjësi dhe liderë të ardhshëm të shoqërisë gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të prosperuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан