Fillon gara për Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
- Këshilli i sigurimit dhe Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë lëshuar një letër të përbashkët duke u bërë thirrje shteteve anëtare të propozojnë kandidatë për Sekretar të përgjithshëm të KB-së.
Nju Jork, 26 nëntor 2025 (MIA) – Këshilli i sigurimit dhe Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë lëshuar një letër të përbashkët duke u bërë thirrje shteteve anëtare të propozojnë kandidatë për Sekretar të përgjithshëm të KB-së.
Letra dërguar nga Misioni i përhershëm i Sierra Leones në KB, vendi që kryeson me Këshillin e sigurimit në nëntor, rekomandon që vendet të propozojnë gra si kandidate potenciale.
Zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm të KB-së do të mbahet në korrik të vitit të ardhshëm.
Ky proces realizohet konform rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të vitit 2015 e cila definon futjen e një procedure më transparente dhe gjithëpërfshirëse për zgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm. Sipas këtyre rregullave, çdo shtet anëtar mund të nominojë kandidatin e tij përmes një letre zyrtare drejtuar kryetarëve të Këshillit të sigurimit dhe Asamblesë së përgjithshme. Nga kandidatët do të kërkohet të paraqesin vizionin e tyre për zhvillimin e ardhshëm të KB-së, si dhe burimet e financimit për punën e tyre.
Sipas Nenit 97 të Kartës së KB-së, Sekretari i përgjithshëm emëron sekretarin e përgjithshëm me rekomandimin e Këshillit të sigurimit.
Mandati i Sekretarit të përgjithshëm aktual, Antonio Guteresh, skadon më 31 dhjetor 2026, gjë që lë kohë të mjaftueshme që procesi i emërimit dhe prezantimet publike të kandidatëve të zbatohen konform procedurave të reja.
Foto: arkivi i MIA-s