Fillon faza e eliminimit në Ligën e kampionëve: Mançester Siti pret Real Madridin, Juventusi PSV Ajndhovenin
- Mançester Siti sonte pret Real Madridin nga ora 21 në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së kampionëve.

Mançester, 11 shkurt 2025 (MIA) - Mançester Siti sonte pret Real Madridin nga ora 21 në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së kampionëve.
Mançester Siti e mbylli fazën e grupeve të Ligës së kampionëve në vendin e 22-të në tabelë me 11 pikë, ndërsa Real Madridi në vendin e 11-të me 15 pikë.
"Të luash në plej-ofin kundër Sitit është një befasi e madhe, sepse kjo mund të ndodhte në gjysmëfinale ose në finale, por kjo është për fajin tonë. Unë jam i përgatitur për kritika nëse nuk shkojmë përpara. Edhe pse jemi të përgatitur, mendoj se Siti është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe ata drejtohen nga një trajner më i mirë”, tha trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, para ndeshjes me Mançester Sitin.
Dyshet në plej -ofin e Ligës së kampionëve:
Mançester Siti - Real Madrid
Brest - PSZH
Juventus - PSV Ajndhoven
Sporting Lisbonë - Borusia Dortmund.
Foto: arkivi