Fillon debati i amandamenteve në Komisionin për Propozim-buxhetin për vitin 2026
- Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta fillojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2026, në lexim të parë, ku do të shqyrtohen 200 amandamentetet e parashtruara.
Shkup, nëntor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta fillojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2026, në lexim të parë, ku do të shqyrtohen 200 amandamentetet e parashtruara.
Gjatë debatit të përgjithshëm, i cili përfundoi dje, deputetët nga shumica në pushtet paraqitën qëndrime se buxheti i propozuar është real dhe zhvillimor me indikatorë të bazuar në përmirësim të rritjes ekonomike dhe realizim të fuqishëm të projekteve dhe të ardhurave. Me realizimin e buxhetit të propozuar, sipas tyre, do të realizohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve sepse sigurohen më shumë mjete për rroga më të larta, pensione, shkolla të reja, kopshte, zhvillim të infrastrukturës, digjitalizim, investime kapitale.
Përballë tyre, deputetët e opozitës konsiderojnë se buxheti i propozuar është joreal, jozhvillimor dhe social dhe nuk do ta përmirësojë standardin e qytetarëve dhe shërbimeve nga shteti. Kritikuan edhe se do të rritet borxhi publik dhe se janë ulur investimet kapitale.
Me Propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, nëdrsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të BPV-së.
Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në shumë prej 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro(. ab/
foto: МIА arkivi