• сабота, 21 февруари 2026

Filloi Samiti botëror i qeverive në Dubai

Filloi Samiti botëror i qeverive në Dubai

Dubai, 3 shkurt 2026 (MIA) - Në Dubai filloi Samiti botëror i qeverive (World Government Summit – WGS), i cili mbahet deri të enjten, 5 shkurt, nën moton "Formësimi i qeverive të ardhshme".

Kryesuesi i Samitit të qeverive botërore, Mohamed Al Gergavi, në hapjen e samitit deklaroi se bota nuk kalon vetëm përmes edhe një vale të ndryshimeve teknologjike, por se njerëzimi po hyn në fazë të re, ku aftësitë njerëzore në mënyrë fundamentale ridefinohen.

"Transformimi më i madh në historinë e njeriut nuk ka ndodhur në fabrika ose laboratori teknologjike - ka ndodhur me ne", tha Al Gergavi.

Duke folur për zhvillimet e ardhshme në botë, Al Gergavi vlerësoi se rreziku i vërtetë nuk është në atë që qeveritë të ngecin pas teknologjisë, por të ngecin pas vet njerëzimit. Siç tha, ekzistojnë katër fuqi në botë, të cilat mund ta riformësojnë njerëzimin, e ato janë intelegjenca artificiale, mjekësia, shkenca për trurin dhe mjediset digjitale. Po ashtu, tha se gjatë 100 viteve të fundit, jetëgjatësia është dyfishuar, duke vlerësuar se ajo mund prapë të dyfishohet në shekullin e ardhshëm.

Në Samitin treditor botëror të qeverive do të marrin pjesë më shumë se 6.000 delegatë, që përfaqësojnë më shumë se 150 qeveri nga e gjithë bota, si dhe më shumë se 20 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave globale dhe rajonale, të cilët do të marrin pjesë në 25 forume dhe më shumë se 450 sesione. Më shumë se 40 tryeza të rrumbullakëta dhe takime ministrore do të mbahen gjithashtu në kuadër të samitit.

Siç thanë organizatorët e samitit, WGS në 13 vitet e kaluara ka kërkuar të zhvillojë zgjidhje për sfida të ndryshme globale, duke kaluar nga koncepte efikase të partneritetit në partneritete të përqendruara në rezultate dhe duke formuar partneritete me qëllim.

Në kuadër të Samitit të sivjemë, diskutimet në panel do të mbulojnë pesë fusha kryesore tematike që lidhen me sfidat bashkëkohore, drejtimet e zhvillimit afatgjatë të qeverive në të gjithë botën, avancimin e qeverisjes globale, forcimin e kapaciteteve sociale dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Panelistët do të diskutojnë gjithashtu për tema të transformimit urban, ndryshimeve demografike, si dhe realiteteve të reja teknologjike dhe gjeopolitike që i formësojnë trendet e ardhshme globale. bsh/

Foto: Samiti botëror i qeverive

Остани поврзан