Filloi debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026
- - Në Komisionin e Kuvendit për Financim dhe Buxhet filloi debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Në Komisionin e Kuvendit për Financim dhe Buxhet filloi debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar mbi 100 amendamente.
Në mbledhje është e pranishme edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila do ta sqarojë Propozim-buxhetin.
Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska më 28 tetor, në konferencë për media në Qeveri, kur e prezantoi Propozim-buxhetin, tha se me të janë përfshirë të gjitha politikat kyçe që do të zbatohen në periudhën e ardhshme, me qëllim të qartë që të përshpejtohet rritja ekonomike dhe të arrihet konsolidimi gradual fiskal.
Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor. fc/
Foto: MIA