Fillkov: Vazhdimisht i harmonizojnë ligjet me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisonit të Venecias
- Qytetarët sot kërkojnë jurisprudencë që është efikase, e paanshme dhe e qasshme. Kërkojnë vendime gjyqësore që vijnë me kohë, akuza që bazohen në fakte dhe prova, e jo në supozime, institucione që punojnë për interesin publik, e jo për individë, porositi sot ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në shënimin e takimit të 90-të të juristëve, të organizimin e Shoqatës së juristëve të Maqedonisë Veriore.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Qytetarët sot kërkojnë jurisprudencë që është efikase, e paanshme dhe e qasshme. Kërkojnë vendime gjyqësore që vijnë me kohë, akuza që bazohen në fakte dhe prova, e jo në supozime, institucione që punojnë për interesin publik, e jo për individë, porositi sot ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në shënimin e takimit të 90-të të juristëve, të organizimin e Shoqatës së juristëve të Maqedonisë Veriore.
Në fjalimin para ekspertëve juridikë, gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe juristëve të rinj, Fillkov tha se qytetarët presin gjyqësi efikase, të paanshme dhe të qasshme, me vendime gjyqësore të miratuara me kohë dhe akuza të bazuara në fakte dhe prova".
"Si Ministri e Drejtësisë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të realizuar këto pritje. Kjo është arsyeja pse kemi nisur reforma në gjyqësor, Këshillin Gjyqësor, Këshillin e prokurorëve publikë dhe Prokurorinë publike. Ne jemi duke harmonizuar vazhdimisht ligjet me standardet evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, GREKO-s dhe Komisionit Evropian", theksoi Filkov.
Ai theksoi se reformat nuk janë vetëm ligje, por edhe njerëz, duke shtuar se ligji mund të jetë i shkëlqyer, por nëse nuk ka integritet, njohuri dhe përgjegjësi midis atyre që e zbatojnë atë, ai mbetet vetëm shkronjë në letër.
Ministri e theksoi gjithashtu rolin e juristëve të rinj, duke i quajtur ata "të tashmen që po vjen" dhe bëri thirrje për përfshirjen e tyre aktive në sistemin e drejtësisë.
"Detyra jonë është t'u japim atyre njohuri, mjete dhe shembull për ndershmëri, profesionalizëm dhe shërbim ndaj drejtësisë", theksoi Filkov, duke bërë thirrje për një diskutim të hapur mbi sfidat e epokës digjitale, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në gjyqësor. bsh/
Foto: Ministria e Drejtësisë