Filkov: Ministria e Drejtësisë në 18 muajt e fundit ka miratuar mbi 20 ligje, kurrë në histori kaq shumë ligje nuk janë përgatirur për një periudhë keq të shkurtër
- Ministria e Drejtësisë në 18 muajt e fundit ka miratuar mbi 20 ligje, i ka dorëzuar ato në procedurë qeveritare dhe disa të tjera janë duke u përfunduar dhe janë gati. Asnjëherë në historinë e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë përgatitur kaq shumë ligje në një periudhë kaq të shkurtër kohore, tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Drejtësisë në 18 muajt e fundit ka miratuar mbi 20 ligje, i ka dorëzuar ato në procedurë qeveritare dhe disa të tjera janë duke u përfunduar dhe janë gati. Asnjëherë në historinë e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë përgatitur kaq shumë ligje në një periudhë kaq të shkurtër kohore, tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Jovana Trençevska nga LSDM, pse nuk zbatohet reforma në gjyqësor dhe kush do të mbajë përgjegjësi për bllokadën, Filkov i kujtoi asaj se ajo ishte pjesë e qeverisë që solli ndryshimet e dëmshme në Kodin Penal dhe i tha se "Kodi Penal do të miratohet" dhe se "pres mbështetje nga ju edhe për ligjet e tjera".
"Më lejoni t'ju kujtoj se ligjet u hartuan në një proces publik dhe transparent duke organizuar debate publike. Ato nuk u miratuan në një ndërtesë shumëkatëshe në Dubai ose në një jaht në Halkidiki, dhe për këtë arsye e kuptoj nervozizmin dhe habinë tuaj. Madje tre ligje kyçe, mes të cilëve Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Ligji për Prokurorinë Publike, iu dorëzuan Komisionit të Venedikut, ku morën lëvdata. Kjo mënyrë pune do të vazhdojë në Ministrinë e Drejtësisë dhe më ligje në interes të familjeve dhe individëve nuk do të miratohen kurrë. Ne do të punojmë ekskluzivisht në mënyrë transparente në interes të qytetarëve. Dhe, mos u shqetësoni, Kodi Penal do të miratohet dhe pres mbështetje nga ju edhe për ligjet e tjera", tha Filkov.
Për Ligjin për procedurë kontestimore Filkov tha se "nëse do të ishte i mire, do ta kishit miratuar" dhe theksoi se duhej të përpunohej dhe se përsëri është futur në procedurë qeveritare.
Lidhur me sistemin AKMIS, Filkov tha se "duhet të sqarohen disa dilema në lidhje me përdorimin e tij", duke theksuar se ai u miratua për shpërndarjen e drejtë dhe automatike të lëndëve.
"Disa numra dhe fakte për vitet e kaluara, sepse Ministria e Drejtësisë në 18 muajt e fundit ka kryer dy kontrolle, diçka që nuk ka ndodhur në Maqedoni në vitet e fundit", theksoi Filkov.
Në pesë vitet e fundit, vazhdoi Filkov, në pension kanë dalë gjithsej 154 gjyqtarë, ndërsa aktivë janë 294, nga 456 pozicione të sistematizuara.
"Dëgjoni me kujdes. Në vitin 2020, shtatë gjyqtarë u larguan, në vitin 2021 tetë, në vitin 2022 një numër fantastik prej 64, në vitin 2023 janë pensionuar 43 gjyqtarë, në vitin 2024 25 dhe në vitin 2025 shtatë gjyqtarë. Më lejoni t'ju pyes, kur flisni për gjyqësorin, a e keni fjalën për këtë gjyqësor që e keni pensionuar në vitet e kaluara ndërsa ishit në pushtet. Me qëllim apo pa dashje, këto janë shifrat", tha Filkov, duke theksuar se në pesë vitet e fundit gjithsej 53 prokurorë publikë janë pensionuar.
Trençevska tha se nuk është e kënaqur me përgjigjen e pyetjes, duke theksuar se priste përgjigje, jo justifikime, sepse siç theksoi ajo, "kemi raportin më të keq ndonjëherë".

"Ligjet duhej të miratoheshin deri në qershor, tani është 18 nëntor. Kur do t'i miratojmë? 12 ligje duhet të miratohen nga resori juaj. Këtu në Kuvend, ato duhet të paraqiten, në mënyrë që të organizojmë debate publike, t'i diskutojmë dhe debatojmë sepse janë ligje shumë të rëndësishme. Nëse ligjet janë të mira, më besoni, grupi parlamentar i LSDM-së dhe Koalicioni do t'i mbështesin, por le t'i shohim njëherë. Për reforma të vërteta, që vendi të ecë përpara, ne jemi këtu për t'i mbështetur, por jemi këtu edhe për të kritikuar sepse nuk keni bërë asgjë në vitin dhe shtatë muajt e kaluar", tha Trençevska. ls/
Foto: printskrin