• сабота, 22 февруари 2025

Filipçe: Stema shtetërore pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij nënqielli

Filipçe: Stema shtetërore pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij nënqielli

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Ne besojmë se stema shtetërore në mënyrë adekuate dhe heraldike pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij nënqielli. Është i qartë kontinuteti dhe përfitimi nga Lufta nacionalçlirimtare dhe antifashiste. Nuk ka asnjë ndarje etnike dhe nëse ka një iniciativë të tillë, me të gjitha mjetet demokratike do të kundërshtojmë ashpër ndryshimin e stemës shtetërore”, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. 

I pyetur si është qëndrimi i LSDM-së për ndryshimin e stemës shtetërore, Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në selinë e partisë, tha se ky është një nga propozimet e paparalajmëruara dhe të planifikuara të VMRO-DPMNE-së që përsëritet nga e kaluara. 

"Ky është një propozim që tani po përsëritet. Të rikujtoj se ky propozim ishte vënë në tavolinë para disa vitesh, gjatë qeverisë së kaluar, kur VMRO-DPMNE ishte në koalicion me BDI-në. Atëherë, ishte brenda një pako masash që duhej të miratoheshin. Konkretisht besoj se dilema e parë që shtrohet është nëse ndoshta brenda koalicionit me VLEN-in, duke dhënë këtë propozim për ndryshimin e stemës shtetërore, nuk diskutohet edhe për ndryshimin e himnit. Edhe kjo është diçka që VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet", tha Filipçe. 

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dje në deklaratën për media deklaroi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DMPNE dhe VLEN-i e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore. 

"Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore me disa modifikime të vogla", ka thënë Mickoski. 

Kryeministri kujtoi se marrëveshje për ndryshimin e stemës shtetërore ka pasur edhe mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kur ata ishin bashkë në qeveri. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан