Filipçe: Qeverisë i mbetet ta zhbllokojë procesin e eurointegrimeve në bisedat me Qeverinë e re në Sofje
- LSDM-ja gjatë shtatë viteve si parti në pushtet ka bërë gjithçka që të ecet përpara dhe të tejkalohen bllokadat, të cilat kanë ardhur nga jasht në procesin e eurointegrimit të vendit, i cili me dekada qëndronte në vend. Tani presim që Qeveria t'i plotësojë premtimet prej para zgjedhjeve dhe sa më shpejtë të fillojnë bisedat me Qeverinë e re politike në Sofje për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - LSDM-ja gjatë shtatë viteve si parti në pushtet ka bërë gjithçka që të ecet përpara dhe të tejkalohen bllokadat, të cilat kanë ardhur nga jasht në procesin e eurointegrimit të vendit, i cili me dekada qëndronte në vend. Tani presim që Qeveria t'i plotësojë premtimet prej para zgjedhjeve dhe sa më shpejtë të fillojnë bisedat me Qeverinë e re politike në Sofje për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
"Ne si qeveri, si parti në pushtet në shtatë vitet e fundit, kemi bërë gjithçka që procesi, i cili shumë kohë, me dekada ka ngecur për shkak të bllokimeve të jashtme, të zhbllokohet. U bë Marrëveshja e Prespës, e cila zgjodhi problemin me Greqinë, falë së cilës u bëmë anëtare e NATO-s. Më tej, me ato marrëveshje dhe deklarata që kaluan në Parlament - të ashtuquajturat Propozimi francez, ka filluar praktikisht procesi i negociatave me BE-në dhe tani jemi në prag, pas përfundimit të shqyrtimit, për të filluar hapjen e kapitujve. Është proces që besoj se së pari do t'u sjellë qytetarëve një jetë shumë më të mirë, më cilësore, më shumë burime financiare dhe më shumë vlera evropiane. Është thjesht ajo që ne kemi pritur me dekada dhe për të cilën kanë luftuar gjeneratat e kaluara, dhe e gjithë kjo është ajo për të cilën fëmijët tani po shkojnë jashtë vendit, për shkak të mungesës së dukshme të saj në vend. Në këtë kuptim, LSDM-ja bëri gjithçka që ka mundur, siç ka bërë gjithmonë në 30 vitet e fundit, për ta shtyrë vendin përpara. Tani presim që Qeveria të përmbushë premtimet e saj parazgjedhore se do të sigurojë një pozicion më të mirë negociuese, se do të ndryshojë kornizën dhe se do të mbështesim çdo propozim të përmirësuar që do të vijë në tryezë”, tha Filipçe, i pyetur nga një gazetar nëse ai ndjen përgjegjësi morale për ndalimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe nëse ata do të tentojnë të kenë ndonjë bisedë me liderët politikë bullgarë për të zvogëluar pritjet e tyre.
Ai me këtë rast përsëriti thirrjen për mbajtjen e seancës së Kuvendit, ku të gjitha partitë politike parlamentare do të bisedojnë për procesin eurointegrues.
Pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Sofje, ai pret që pushteti, në pajtim me premtimet e dhëna parazgjedhore, të hyjë në kontakt me ta dhe të ketë takime dhe biseda për zhbllokimin e procesit, për të cilin shpresojmë në ndihmën e BE-së dhe SHBA-së.
"Unë shpresoj që edhe BE-ja edhe SHBA-ja, si partnerë tanë tradicionalë, do të përfshihen në këtë proces. Konsideroj se Qeveria thoshte edhe më parë se pret që në Bullgari të formohet një qeveri politike, me të cilën do të bisedohet. Pres që pasi të formohet kjo qeveri politike në Bullgari, të fillojnë sa më shpejt atë proces të bisedimeve, sepse koha po kalon, Shqipëria po ecën përpara, Mali i Zi po ecën përpara, ne po ngecim seriozisht”, tha Filipçe. bsh/
Foto: Printskrin