• среда, 10 декември 2025

Filipçe paralajmëroi se LSDM-ja do të parashtrojë rezolutë në Kuvend për migrantët

Filipçe paralajmëroi se LSDM-ja do të parashtrojë rezolutë në Kuvend për migrantët

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe paralajmëroi se do të parashtrojnë iniciativë të re në lloj të rezolutës në Kuvend, për, siç tha, aksion parlamentar me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore për shkak të pranimit të planifikuar të migrantëve në vend.

"Sot paralajmëroj edhe një hap të ri. Pas këtij peticioni, do të dalim në Kuvend dhe do të kërkojmë votim të rezolutës për ta ndalur këtë. Ky do të jetë hapi i dytë", tha Filipçe, duke elaboruar pse nevojitet në Kuvend të reagohet dhe të merret vendim në interes të shtetit.

Sipas tij, vendi nuk mund të ballafaqohet me fluksin e migrantëve dhe nuk mund ekonomikisht të durojë një ngarkesë të tillë dhe u bëri thirrje edhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta pranojnë rezolutën.

"A mundet Maqedonia, një vend që nuk mund të paguajë paga, të ruajë rendin bazë në vend, të përballojë një fluks të tillë emigrantësh? A mund ekonomiksht kjo të jetë e qëndrueshme? Ne të gjithë i dimë përgjigjet. Kjo është arsyeja pse u bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta pranojnë rezolutën. Dhe kjo do mjaftojë, e jo t'u besojmë fjalëve boshe", theksoi Filipçe.

Ai shtoi se nëse rezoluta nuk mbështetet, LSDM do të vazhdojë me mekanizma tjerë demokratikë, duke përfshirë mobilizimin më të gjerë të opinionit.

"Nëse VMRO-DPMNE nuk del dhe nuk e pranon këtë rezolutë, do të detyrohemi të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike. Njëra prej tyre është t'i thërrasim të gjithë qytetarët në një protestë të madhe popullore. Së bashku, të bashkuar për të bllokuar procesin e sjelljes së migrantëve në Maqedoni. Lufta nuk do të ndalet. Kjo është luftë për Maqedoninë", tha ai.

Sipas tij, qeveria e VMRO-DPMNE po përgatit zgjedhje në pranverë për të fshehur marrëveshjet për migrantët që tashmë po zhvillohen pas dyerve të mbyllura, e për të cilat, siç tha, qytetarët mësojnë nga mediat botërore. bsh/

Фото: СДСМ

Остани поврзан