Filipçe: Nuk ka reforma, raporti është një nga më të këqijtë që ka marrë Maqedonia
- Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe lider i LSDM-së Venko Filipçe, në seancën e sotme të përbashkët të KKE dhe Komisionit për Çështje Evropiane ku u shqyrtua raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, dërgoi kritika për gjendjen me reformat dhe rrugën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia qëndron në vend, ndërsa Qeveria nuk ka vullnet politik për reforma thelbësore.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe lider i LSDM-së Venko Filipçe, në seancën e sotme të përbashkët të KKE dhe Komisionit për Çështje Evropiane ku u shqyrtua raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, dërgoi kritika për gjendjen me reformat dhe rrugën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia qëndron në vend, ndërsa Qeveria nuk ka vullnet politik për reforma thelbësore.
"Ky raport thotë qartë se nuk ka reforma, po humbasim kohë. Ky është një nga raportet më të këqija që vendi ka marrë. I vetmi raport më i keq është ai i vitit 2015, kur u vlerësuam si shtet i robëruar", tha Filipçe.
Ai theksoi se nuk ka progres në fusha kyçe dhe se shteti rrezikon kushte të reja për hapjen e negociatave.
"Nuk ka progres në fushat kyçe. Prej këtu shihet se kjo qeveri nuk ka vullnet politik t'i bëjë reformat, më vjen keq atë që dëgjova sot, se sot dhe kjo periudhë nuk ishte koha për reforma. Nëse deri vitin e kaluar kishte vetëm një kusht, pas një raporti të tillë, nuk jam i sigurt se nuk do të kemi kushte të tjera në të ardhmen", shtoi Filipçe.

Filipçe i theksoi vërejtjet e Komisionit Evropian për gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, reformat mediatike, ekonominë dhe arsimin, sektorë në të cilat, sipas KE-së, nuk ka progres ose është vërejtur ngecje.
"Dhe tani trendet nuk janë më ndryshe. Qeveria po përpiqet të mbulojë dhe të ndikojë në të gjitha institucionet e pavarura që janë jashtë pushtetit ekzekutiv. Mbi të gjitha, më së shumti mbi gjyqësorin, presionin publik dhe të qartë që për herë të parë nga viti 1991 ka shkaktuar një reagim të qartë nga gjyqësori, një precedent, do të thoja shoqëror, jo vetëm në vend", tha ai.
Ai në seancë theksoi se vërejtjet e Komisionit Evropian tregojnë dobësi serioze në menaxhimin ekonomik dhe moszbatimin e reformave dhe paralajmëroi në seriozitetin e rekomandimeve të KE-së në pjesën e politikave ekonomike.
"Në atë pjesë Komisioni Evropian konfirmon se qeveria nuk ka progres në reforma kyçe të lidhura me kriteret ekonomike. Është vonë me planet për konsolidim fiskal, i shtyu të gjitha planet për implementimin e ligjit për buxhet organik, i cili duhej të fillojë në vitin 2025", tha Filipçe.
Në seancë, Filipçe theksoi se Qeveria nuk ka shprehur interesim për transhën e fundit të mbështetjes makrofinanciare nga BE-ja, që është e lidhur me reformat e domosdoshme, ndërsa paraqet ndihmë të pakthyeshme financiare. sa/
Foto: MIA