Filipçe: Bashkëpunim me SDP-në kroate në ndërtimin e Programit të ri të LSDM-së
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dhe zëvendëskryetarja Fani Karanfillova Panovska, në Zagreb, Republika e Kroacisë, realizuan takime pune me kryesinë e Partisë socialdemokrate të Kroacisë, me kryetarin Sinisha Hajdash Donçiq, me nënkryetarin Ranko Ostojiq dhe me sekretaren ndërkombëtare, Karolina Leakoviq.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dhe zëvendëskryetarja Fani Karanfillova Panovska, në Zagreb, Republika e Kroacisë, realizuan takime pune me kryesinë e Partisë socialdemokrate të Kroacisë, me kryetarin Sinisha Hajdash Donçiq, me nënkryetarin Ranko Ostojiq dhe me sekretaren ndërkombëtare, Karolina Leakoviq.
Siç kumtojnë nga partia, pas takimit Filipçe theksoi se janë këmbyer mendime në pjesën e aktiviteteve partiake, theksi është vënë në mbështetje të SDP-së dhe bashkëpunimi në ndërtimin e Programit të ri të LSDM-së, siç tha, si dy parti simotra të cilat ndajnë vlera socialdemokrate.
"Këmbyem përvoja në pjesën e aktiviteteve partiake. Edhe këtu në Kroaci pasojnë zgjehdje lokale, pas fitores së presidentit Zoran Millanoviq. E shfrytëzoj mundësinë edhe njëherë ta uroj për përqindjen e madhe për votat që i fitoi në zgjedhjet e kaluara. Në një pjesë jemi të prëballur me sfida të ngjashme, duke pasur parasysh se i promovojmë vlerat politike socialdemokrate. E vendosim theksin në bashkëpunimin lidhur me mbështetjen dhe këmbimin e përvojave në ndërtimin e Programit të ri, në pjesën e mbështetjes së programeve ekonomike, më tej në mbështetje të qytetarëve, në pjesën e rritjes së rrogave, në pjesën e rritjes së standardit të qytetarëve. Tërë atë që do të thotë jetë më e mirë dhe më cilësore. Diçka për të cilën, për fat të keq, Qeveria tek ne, qeveria e VMRO-DPMNE-së seriozisht e refuzon", theksoi Filipçe. ab/
foto: LSDM