Filipov për doganat e paralajmëruara të Trampit ndaj BE-së: Vendi duhet t'i ruajë dy rrugët kyçe - integrimin drejt BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në
- Pa marrë parasysh doganat e paralajmëruara nga ana e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp për Bashkimin Evropian, për vendin është me rëndësi t'i ruajë dy rrugët kyçe - rrugën eurointegruese drejt BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, theksoi ambasadori Gjorgji Filipov në deklaratë për mediumet para hapjes së punëtorisë "Dialog me shoqërinë qytetare për ndryshime në Ballkanin Perëndimor".

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Pa marrë parasysh doganat e paralajmëruara nga ana e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp për Bashkimin Evropian, për vendin është me rëndësi t'i ruajë dy rrugët kyçe - rrugën eurointegruese drejt BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, theksoi ambasadori Gjorgji Filipov në deklaratë për mediumet para hapjes së punëtorisë "Dialog me shoqërinë qytetare për ndryshime në Ballkanin Perëndimor".
Sipas ambasadorit Filipov, vendi është i vogël dhe duhet t'i ndjekë interesat e veta dhe ato janë ndjekja e dy linjave - përcaktimi i qartë për inkuadrim drejt BE-së, dhe ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA-në.
"Ne jemi aq të vegjël që mund ta shohim punën tonë, përkatësisht ta ruajmë partneritetin strategjik me SHBA-në, kemi marrëveshje dhe duhet t'i përmbahemi. Gjithashtu, kemi përcaktim të qartë për inkuadrim drejt BE-së. Kjo nuk duhet të na ndikojë aq shumë. Do të thotë, asnjë qeveri amerikane nuk e anuloi atë Marrëveshje. BE mbetet në bindjet, atë do ta shohim si do të përfundojë me propozimet tona që i jep qeveria e re. Neve nuk duhet të na shqetësojë kjo. Ne do t'i ndjekim të dy rrugët. Gjeoggrafikisht jemi në Evropë dhe duhet të jemi me Evropë edhe ekonomikisht jemi të lidhur me Evropën. Nga ana tjetër, SHBA-ja është partner strategjik, që do të thotë NATO, jemi të lidhur me NATO-n. Kjo nuk do të na ndikojë, por do t'i shohim pun[t tona dhe nuk marrim anë posaçërisht", thotë ambasadori Filipov, i cili e kryeson Këshillin e Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.
I pyetur lidhur me politikat e paralajmëruara nga ana e Trampit, Filipov përkujton se Trampi, si edhe në mandatin e tij të kaluar, gjithashtu filloi shumë ashpër, e më pas u qetësua situata në fund, ndërkaq që pret të ndodhë ashtu edhe tani.
"E shihni se biznesmenët më të fuqishëm, t'i quaj sipërmarrës të SHBA-së, ishin rreth tij. Edhe ata i kanë pikëpamjet e tyre. Edhe Evropa mund të vendosë dogana, edhe Evropa mund të ndajojë Fejsbukun apo 'X', nëse duhet, kështu që nuk ka kurfaër kuptimi që SHBA-ja të 'luftojë' me Evropën sepse shoh se dëshiron të luftojë me Kinën dhe me Rusinë dhe me të gjithë, megjithatë do të jetë shumë. Evropa dhe SHBA-ja, mendoj se do të mbeten aleatë", nënvizon Filipov, i cili ishte ambasador në Gjermani dhe në Austri.
Ambasadori Halili, i pyetur për doganat e paralajmëruara amerikane për BE-në dhe si ne do të vendosemi, duke pasur parasysh se kemi harmonizim njëqind për qind me politikën e jashtme të Unionit, ndërsa SHBA-ja është partneri ynë strategjik, shfaqë bindje se raporti SHBA - BE nuk na përket neve, sepse ne nuk jemi anëtare e Unionit.
"Ne nuk jemi anëtare e plotë e BE-së, dhe raporti SHBA - BE nuk i përket vendit tonë, posaçërisht që partnerët tanë dhe amerikanët janë të vetëdijshëm se ekonomia jonë nuk mund t'i durojë këto gjëra. Kjo është e vërteta se ne nuk jemi anëtare, ne jemi kandidate. Ajo që BE-ja në ngjarje të ndryshme e fton edhe vendin tonë, ajo është tjetër gjë. Ato janë raporte mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së", thotë Halili, i cili ishte ambasador i vendit në Belgjikë.
Për vizitën e kryeministrit, Hristian Mickoski në SHBA dhe praninë e tij në inaugurimin e Trampit, Halili pret pas kthimit në vend, për agjendën e tyre të brifojnë nga Qeveria.
Ambasadori Ruzhin, ndërkaq, thekson se siç paralajmëroi Trampi doganat do t'u referohen edhe shteteve mike edhe atyre armike, ndërsa supozon, thotë, se në shtetet mike bëjmë pjesë edhe ne, kështu që pret ekonomia jonë ta ndajë fatin me pjesën tjetër të botës.
"Gjithsesi në një kontekt të tillë kur kërkojmë të hyjmë në BE, ndërkaq njëkohësisht kemi partneritet strategjik me SHBA-në, megjithatë mendoj se interesat ekonomike të Donald Trampit i tejkalojnë këto dy interesa. Dhe prandaj mendoj se ekonomia jonë do ta ndajë fatin me atë që do të thotë imponim të tatimeve ndaj tërë BE-së dhe për pjesën tjetër të botës. Me fjalë të tjera, do të nevojitet maturi e madhe, aftësi e madhe e kreut tonë politik, para së gjithash, në diplomaci të lundrojë mes këtyre dy sfidave të mëdha. Nga njëra anë duhet ta ruajmë kahjen drejt BE-së, ndërsa nga ana tjetër t'i kultivojmë edhe mët ej marrëdhëniet me SHBA-në. Dhe përfundimisht, është koha e cila do të vendosë, sepse siç paralajmëronte Trampi, thuhet se do të jetë deri 60 për qind tatime për Kinën, para disa ditësh tha se fillon me 10 për qind. Kështu që, do të konkludoja, kur mendoni për Trampin, pritni të ndodhë ajo që nuk mund ta kishit pritur të ndodhë", thotë Ruzhin.
Në pyetjen për eurointegrimet dhe çka mund të presim nga vizita e kreut shtetëror në SHBA, Ruzhin vlerëson se ai është hap i mirë, por nuk është optimist se Uashingtoni mund të ndihmojë, sepse Brukseli qëndron fuqishëm në qëndrimin për përmbushje të obligimit për ndryshimet kushetuese për zhbllokim të rrugës evropiane të vendit.
"Unë mendoj se ky ishte hap i mirë, edhe pse nuk ishin drejtpërdrejtë sepse pak politikanë botërorë ishin atje. Çdo hap për afrim drejt SHBA-së është i mirë, sepse ndoshta Trampi edhe nuk e din, por administrata e tij do të njoftohet, të themi edhe nga Ambasada amerikane këtu se kryeministri ynë ishte atje me ekipin e tij. Nuk besoj se tani mund të ndodhë diçka e rëndësishme. Trampi është i ngarkuar me çështje botërore. Ndoshta për ndonjë vit të mendojmë, por unë megjithatë jam pesimist lidhur me këtë çështje, sepse BE-ja qëndron fuqishëm ta shtyjë deri në fund atë që është nënshkruar, përkatësisht të vijë deri te ndryshimi i Kushtetutës, nëse dëshirojmë të vazhdojmë me negociatat me BE-në", thotë Ruzhin, i cili ishte ambasasdor i vendit në NATO.
Ai thotë se duhet të jemi realistë lidhur me mundësinë të bëhen ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyrë përmes diplomacisë, sepse diçka e tillë për momentin, thotë, nuk është e mundur.
"Unë do të doja, mendoj, duhet të jemi realistë. Unë do të doja që kjo të ndodhë, megjithatë nuk besoj se është e mundur në këtë moment. Ja do ta tregoj një shembull. Në ekipin e kreut të KE-së (Ursulla fon der Lajen), tani njeri i dytë është Aleksandar Adam, i cili ishte këshilltar i parë i Makronit. Ai e çon përpara atë agjendë, përkatësisht, vështirë se BE-ja do të lëshijë pe lidhur me atë çështje", potencoi Ruzhin.
Për atë nëse mund të presim zhvendosje të qëndrimeve në Sofje pas zgjedhjes së qeverisë së re bullgare, Ruzhin thekson se "ne nuk kemi problem këtu me Bullgarinë, kemi problem me BE-në. Kështu që, çështja është për dy lojtarë - BE-në dhe shtetin tonë".
Nëse realizohen paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp për dogana për Kinën dhe Evropën, sipas profesorit universitar nga Instituti i Vjenës, Branimir Jovanoviq, kjo do të thotë fillim i një lufte tregtare sepse është e sigurt se edhe Kina edhe BE-ja do të përgjigjen me masa të njejta.
Kjo, siç thotë Jovanoviq, do të thotë çmime më të larta të produkteve të importuara, më pak import dhe eksport, inflacion më të madh dhe aktivitet më i ulët ekonomik.
"Në çfarë mase, do të varet nga ajo se deri ku do të shkojnë gjërat, por në ndonjë skenar më të butë, modelet tregojnë se rritja globale do të ngadalësohej për rreth 0,3 pikë procentuale, ndërsa në rastin më të keq, për një pikë të plotë. Duke pasur aprasysh atë që BPV-ja botërore është rreth 110 trilionë dollarë, kjo do të thotë se çmimi i luftës tregtare do të ishte mes 350 dhe 1100 miliardë dollarë në vit", thotë Jovanoviq në deklaratë për MIA-n.
Sa i përket Maqedonisë, efekti kryesor do të ishte përmes aktivitetit të ulur ekonomik në BE, që do të reflektohej në eksportin e Maqedonisë. Në rast të tillë, Jovanoviq pret ngadalësim të rritjes ekonomike, por jo edhe recesion.
"Duke pasur parasysh atë që industria automobilistike me siguri e para do të ndodhej në goditje të doganave, ndërsa eksporti i vendit në BE në masë të madhe është në këtë veprimtari, efektet me siguri do të ishin diç më të mëdha se sa për rritjen globale. Por, megjithatë nuk do të prisja të vijë deri te recesioni, më e sigurt është se rritja do të ngadalësohej për 0,5-1,5 pikë procentuale, përkatësisht, në vend se BPV-ja të rritet 3 për qind në vit, do të rritej 1,5-2,5 për qind", sqaron Jovanoviq për MIA-n.
Këshilli i ambsadorëve të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Këshillin e ambasadorëve të Shqipërisë dhe pjesëmarrje të organizatave partnere - Këshilli atlantik nga Bosnja e Hercegovina, Instituti për zhvillim të qëndrueshëm demokratik nga Kosova dhe Horizonti i ri nga Mali i Zi, sot në Shkup organizoi punëtori me titull: "Dialogu me shoqërinë qytetare për ndryshime në Ballkanin Perëndimor", me theks në shkathtësitë në komunikimin diplomatik, si dhe komunikimin mes organizatave qytetare dhe shpqërive qytetare në vendet e Ballkanit Perëndimor për ndryshime në drejtim pozitiv. Punëtoria është pjesë e projektit rajonal, i mbështetur me grant nga BE-ja/Fondi për Ballkanin Perëndimor. ab/
Foto: Printskrin/МIА Arkivi