Filipçe: Presim që procesi gjyqësor për Koçanin të udhëhiqet në mënyrë transparente, ky është test për të gjithë shoqërinë
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sy hapur do ta ndjekin procesin gjyqësor që ka filluar sot për tragjedinë në Koçan dhe se ky është një test për pjekurinë e shoqërisë.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sy hapur do ta ndjekin procesin gjyqësor që ka filluar sot për tragjedinë në Koçan dhe se ky është një test për pjekurinë e shoqërisë.
"Fillon gjykimi për tragjedinë e Koçanit, dhe si deri më tani, LSDM-ja me sy hapur do ta ndjek procesin dhe të gjithë këtë rast. Do të kundërshtojmë çdo përpjekje për manipulim, fshehje të së vërtetës ose vonesa të gjata të drejtësisë. Kërkojmë dhe presim që procesi të udhëhiqet në mënyrë të hapur dhe transparent, në sy të gjithë publikut. Këtë ia kemi borxh prindërve, të gjithë qytetarëve dhe të gjithë shoqërisë. Ky është një test i madh për pjekurinë e shoqërisë sonë", tha Filipçe.
Ai komentoi retorikën e kryeministrit, Hristijan Mickoskit, në deklaratën për LSDM-në se po udhëheq "politikë nekrifile".
"Në këtë kontekst dua të them se jam i tmerruar nga retorika e kryeministrit. Edhe pse nuk jam i befasuar, gjatë intervistës së djeshme përmendi më shumë se dhjetë herë se LSDM-ja po ndjek 'politikë nekrofile'. Kjo për atë nuk është diçka e re, ai e ka përsëritur këtë një periudhë të gjatë. Ajo retorikë fyerjesh tregon vetëm një gjë - frustrim nga përpjekjet e dështuara për të fshehur të vërtetën, ose disa njerëz të afërt nga VMRO-DPMNE-ja për t'u mbrojtur nga hetimi, ose ndonjë pjesë e hetimit për t'u manipuluar dhe disa gjëra për t'u fshehur nën tavolinë. Dhe mendoj se është frikë nga mjetet demokratike për të treguar të vërtetën në këtë rast të tmerrshëm dhe në këtë tragjedi", potencoi ai.
Në këtë kontekst, përsëriti se kjo është arsyeja pse kërkuan dhe Komision anketues dhe debat Mbikëqyrës në Kuvend, duke potencuar se nuk kanë asjnë problem në ato debate të përfshijnë tragjedi të tjera, siç është spitali Modular dhe aksidenti me transportuesit pa licensa.
"Dje në Kuvend e paraqitëm dhe zyrtarisht këtë kërkesë, që do të thotë se do të përdorim të gjitha mekanizmat demokratikë për të hetuar çdo detaj të kësaj tragjedie. Dhe për këtë ua potencojë edhe prindërve edhe publikut të gjerë, gjithçka që kemi bërë që nga fillimi, menjëherë pas tragjedisë, është të kërkojmë mbështetje për familjet dhe të zbulojmë të vërtetën rreth këtij rasti. Dhe kjo nuk është politikë nekrofile. Nuk do të dorëzohemi nga qëllimet për të mbetur të palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe drejtësisë. Të gjitha mjetet demokratike të cilat na ofrohen si parti politike, dhe përmes Kuvendit dhe përmes debateve që kemi kërkuar, do t'i përdorim që e vërteta të dalë më në fund në dritë", theksoi Filipçe.
Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se nuk i shmanget asnjë rasti dhe tragjedie për të cilën do të diskutohet në Kuvend dhe se ua lë ekspertëve në Parlament të vendosin nëse kjo do të jetë në kuadër të një komisioni, ose komisioneve të ndara, duke përsëritur se duhet të përdoren të gjitha mekanizmat me qëllim që tragjedi të tilla të mos ndodhin përsëri.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, dje në një deklaratë për mediat tha se pranojnë kërkesat e LSDM-së dhe të E Majta për debat Mbikëqyrës dhe Komision anketues për tragjedinë e Koçanit, por potencoi se debati në Kuvend duhet të zgjerohet dhe të përfshijë të gjitha tragjeditë e mëparshme.
"Ne kumtuam se së pari duhet të presim që të përfundojë gjykimi dhe pastaj të hyjmë në një operacion të tillë. Por, duke marrë parasysh që dje si LSDM ashtu edhe E Majta treguan se do të paraqisnin një kërkesë të tillë, ne do ta pranojmë një kërkesë të tillë. Por, kur diskutojmë për një temë si kjo, për të cilën themi ekskluzivisht se po keqpërdoret për të fituar pikë politike nekrofile, ky Komision anketues duhet të zgjerohet për të përfshirë të gjitha tragjeditë e tjera për të cilat nuk ka përgjegjësi penale, njerëzore apo politike", tha Stojanoski. rq/
Foto: MIA