• сабота, 22 февруари 2025

Filipçe: Paralajmërimet për ndryshime të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorit publik republikan janë partizim i sistemit gjyqësor

Filipçe: Paralajmërimet për ndryshime të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorit publik republikan janë partizim i sistemit gjyqësor

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Reformat në gjyqësor janë të rëndësishme dhe besoj se njoftimet e Qeverisë për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit publik republikan absolutisht nuk janë kurrfarë reforme, por presion dhe partizim i sistemit gjyqësor, tha lideri i LSDM-së Venko Filipçe.

Nëse tani sulmohet sistemi, atëherë gjithë procesi reformues, sipas Filipçes, do të shtyhet për gjashtë vjet.

"Besoj se nuk ka asnjë arsye të mos shkojmë përmes rrugës reformuese në gjyqësor që buron nga plani i rritjes së Brukselit. Si parti do të mbështesim ligjet reformuese në atë drejtim, githçka tjetër besojmë se është sulm në sistem dhe përpjekje për partizim", tha Filipçe sot në konferencën për media.

Sipas LSDM-së, duhet të miratohet një Kod i ri penal, në përputhje me atë evropian dhe asnjë zgjidhje ad hok nuk do të japë rezultate. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан